Debat i gjatë rreth demarkacionit me Malin e Zi, argumente pro dhe kundër

Aktuale

Debat i gjatë rreth demarkacionit me Malin e Zi, argumente pro dhe kundër

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 gusht 2016 Në ora: 07:49
Foto nga debati për demarkacion

(E plotësuar) - Me orë të tëra ka zgjatur debate ku ka pasur ballafaqim faktesh lidhur me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie ka thënë se ata që po e kundërshtojnë marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi po e rrezikojnë të ardhmen e vendit.

Delawie tha se SHBA do të qëndrojë përkrah qytetarëve të Kosovës, kur kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend. ShBA sipas tij, janë shumë të interesuar në suksesin e Kosovës dhe jo në dështimin e saj. 
Ai tha se Kosova duhet të kalojë nga çështjet të cilat janë të trilluara në çështje realiste, me të cilat duhet të përballen.

Meha i quan kundërshtarët mashtrues ordiner

Kryetari i Komisionit Shtetëror, Murat Meha, në konkuzionin e fundit tha Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna që tregojnë përputhshmërinë.

Ai tha se Kushtetua e Kosovës e thotë se të dhënat kadastrale kanë dalë që nga viti 1971 dhe 73, të gjitha republikat janë në kuadër të ish Jugosllavisë.

“Ne si komision e mbajmë qëndrimin tonë profesional. Spekulimi i parë apo mashtrimi i këtyre mashtruesve që bëjnë për opinion është spekulimi dytë me rregulloren e punës, tjetër, spekulimi i cili është ordiner është se thuhet pse kadastri i Kosovës nuk është në rregull. Në këtë moment i kemi mbi 2 milionë parcela me pronar juridik dhe personal. Dhe i kemi nëse i doni materilet e Malit të Zi, pse nuk i keni shfletuar materialet e Kosovës që janë në dispozicion. Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna, dhe tregojnë fiks përputhshmërinë. Aty përputhen dhjetë zona kadastrale. Këto të dhëna kadastrale për territorin tonë i kemi për gjatë gjithë vijës kufitare, aty i kemi 18 zona kadastrale”, ka thënë ai.

 Isufi: Hartat topografike e kanë vijën e parë kufitare

Profesori i Hartografisë, Florim Isufi ka deklaruar se komisioni ka ekzistuar një vijë kufitare në mes të dy njësive administrative prej vitit 1945 në hartat topografike deri në vitin 1964, ku mbi atë bazë janë krijuar hartat tjera deri në suspendimin e autonomisë së Kosovës.

Ai duke iu përgjigjur deputetit Sabri Hamiti se a ka ekzistuar një kufi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili trashëgohet me fjalë në kushtetutën e vitit 74, e dëshmuar përmes hartave si instrument apo provë e tekstit, duke thënë se harta tjera topografike nuk kanë gjetur që përcakton vijën kufitare.

Këtë e ka mohuar Enver Hasani, duke thënë se harta përdoret si interpretues i kufirit të 74-ës.

Hasani: Pakoja e Ahtisari për neve është i detyrueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fund të debatit mori fjalën dhe tha se për hirë të korrektësisë nuk ka pranuar të jetë udhëheqës i këtij debati.

“Jemi shtet i pavarur dhe sovran, organi më i lartë është kuvendi i Kosovës. Është mirë të jetë traditë që për herë të tjera të jemi më të përgjegjshëm për njëri tjetrin. Unë iu kam ftuar... dhe nuk keni ardhur dhe kjo po tregon sa e brishtë është demokracia e jonë. Ta ndërtojmë transparencën për arsye të qytetarëve. Kam pyetje për profesor Enver Hasani, në qoftë se do t’iu përmbaheshim parimit tënd që një marrëveshje në rastin tonë kemi pasur ne vitin 1999 kur u çliruar Kosova. Sa është valide që delegacioni i Vjenës për përgatitjen e Pakos së Ahhtisarit dhe që përcakton shënimin e kufirit në bazë të Pakos së Ahtisratit?”, tha Veseli.

Duke iu përgjigjur Veselit, Enver Hasani iu përgjigj duke thënë marrëveshja e Kumanovës është marrëveshje ushtarake në mes komandantëve.

“Në kuptimin administrativ është ajo hartë e nxjerrë edhe nga rezoluta e KS 1244 dhe është dokument i cili i rregullon segmentet e caktuara. Marrëveshja e Kumanovës në administratën e përkohshme ka suspenduar sovranitetin serb deri në vitin 2008. Pakoja e Ahtisari për neve është i detyrueshme. Kushtetua e Kosovës 50 përqind ka pakon e Ahtisratit brenda”, tha Hasani.

 Veseli e pyet Hasanin për validitetin e hartave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është përfshirë në debatin për demarkacionin. Ai i ka bërë një pyetje ekspertit Enver Hasani, në lidhje me hartat që janë përdorur në Marrëveshjen e Kumanovës.

Veseli e ka pyetur Hasanin, nëse ato harta të përdorura më 10 qershor të vitit 1999, janë valide për përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Në qoftë se do t’i përmbaheshim parimit që e the, në rastin tonë konkret kemi pas një marrëveshje më 10 qershor kur është çliruar Kosova. Sa valide ka qenë ato harta”, ka pyetur Veseli.

Ai po ashtu ka pyetur edhe për validitetin e hartave të delegacionit të Kosovës në bisedimet për Status në Vjenë, në bazë të të cilave është përcaktuar edhe kufiri i Kosovës në Pakon e Ahtisarit.

“Pika 8 përcakton kufirin, sa është obligative duke pasur parasysh që ne njëanshëm e kemi shpallë pavarësinë”, ka pyetur Veseli.

Hasani në anën tjetër është përgjigjur se sipas ligjit ndërkombëtarë, një hartë ka status legal si provë, kur është pjesë e një marrëveshje.

“Marrëveshja e Kumanovës është tekniko-ushtarake mes komandantëve, ajo e ka një hartë që nuk e kam pa kurrë në jetë, por e cila tregon për veprimin e këtij faktori ushtarak në momentin kur hynë në Kosovë”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se në kuptimin administrativo-politik, harta në Marrëveshjen e Kumanovës mund të interpretohet vetëm në aspektin civil.

“Pakoja e Ahtisarit është për neve e obligueshme, dhe harta në këtë rast topografike shërben si interpretim”, është përgjigjur Hasani. 

Komisioni iu përgjigjet debutuesve

Anëtarët e komisionit shtetëror kanë filluar t’i japin përgjigje panelistëve në debatin me Malin e Zi. Enver Hasani ka deklaruar se gjasat janë 100 pwrqind të saktë që nuk ka pësuar ndryshime të kufirit nga 46 e deri më sot.

Ai tha se kriteri katastral është fillestar, pastaj kufijtë komunal dhe kufijtë administrativ.

Kurse, Besim Kajtazi tha se komisioni nuk ka qenë ad hoc por ka qenë i përhershëm, pasi këtë të drejt ia ka dhënë Kuvendi me ligjin, ku thuhet se qeveria krijon komisionin.

“Problemi është politizuar skajshmërish, edhe ne jemi pjesë e Kosovës. Fëmijët tanë nuk e kanë të lehtë me shkuar në shkollë...U konstatua edhe kritetri i kadastral, kemi shumë punime shkencore ndërkombëtare. Krieteri kadastral është fillestar. Dikush tha të drejtat ndërkombëtare, kufijtë tokësor janë më të saktë. Deri në vitin 2002, e kanë kontrolluar ushtria jugosllave... edhe zoti Bulliqi vjen nga Komuna e Podujevës në të kaluarën ka pasur kufij edhe gjeostrategjik, këto parime të vjetra më nuk janë relevante. Këtu është nxjerr një konluzion se dikush po e mbron dhe dikush po e shet territorin e Kosovës. Askush nuk po e konsteston se komuna e Pejës ka administruar Kullën apo Çakorrin”, ka thënë Sylë Ukshini.

Sylë Ukshini: Kemi qenë të kërcënuar, fëmijët e kishin të vështirë të shkonin në shkollë

Anëtari i komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, Sylë Ukshini pas mbylljes se debatit për demarkacionin ka thënë se që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi familja e tij ka qenë e kërcënuar dhe shantazhuar.

“Edhe ne jemi njerëz, edhe ne kemi familje, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi qenë të kërcënuar e të shantazhuar. Besoni se fëmijët tanë e kanë pas problem të shkojnë në shkollë”, ka thënë Ukshini.

Kelmendi tregon përvojën e tij me malazezët për Çakorrin

Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi ka thënë se kufiri sipas versionit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është i drejtë.

Ai ka thënë se ka pasur një përvojë personale në vitin 1997 në Çakorr.

“ Kam pasur rastin që në vitin 1997 të udhëtoj Pejë-Podgoricë. Gjatë kthimit jemi bllokuar në Çakorr nga bora e madhe, kur i kemi thirrur autoritetet malazeze për ndihmë, na kanë thënë se për Çakorr përgjegjëse është Kosova”, ka sjellë kujtimin e tij Kelmendi.

Haradinaj: Votoni kundër demarkacionit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka bërë thirrje që të mos votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

Në debatin disa orësh që po mbahet për demarkacionin deputeti Haradinaj ka bërë thirrje që “ta japin votën kundër dhe mos të ekzagjerohet ky problem”.

Rexhep Selimi: Kushdo që ka luajtur me paqen është djegur

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka thënë se janë hequr dilemat, se Kosova humbë tokë nga marrëveshja me Malin e zi. Ai ka thënë se i kanë sjellë argumentet që i ka kërkuar Kryeministri, ndërsa ky i fundit ka ikur. “Ne nuk kemi çka t`i flasim Komisionit sepse nuk kanë rol, këta zbatojnë urdhra. Kurse, ata që janë përgjegjës për këtë shënim të kufirit janë prapa tyre, është Kryeministri i sotëm dhe Presidenti i sotë”, ka thënë Selimi. Ai ka thënë se NATO-ja nuk përcakton kufij shetëtrorë dhe as marrëveshja e Kumanovës. “Nëse ne do ta besonim këtë që sjellë komisioni, a do të thotë se Kosova paska qenë pushtuese në territor të malit të zi, paska ndarë buxhet për t`i ndërtuar rrugët e Malit të zi, a do të thotë që KFOR-i dhe UNMIK-u janë vendosur në MAL të ZI”, ka nënvizuar ai duke theksuar se loja me kufi është lojë me paqën. “Kushdo që ka luajtur me paqen është djegur nga ajo që ka pasuar më tej”, ka theksuar ai.

Limaj: Demarkacioni në këtë version mbetet plagë e pashërueshme

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se ajo që i ka bërë përshtypje ishte fjala e përdorur falsifikim. Ai kërkoi nga komisioni dhe ekspertët, më shumë sqarime rreth fjalës falsifikim.

Ai tha se kjo çështje ta merr një zgjidhje të duhur.

“Kosova nuk guxo të le një plagë që është e pashërueshme”, tha ai.

Lekaj: Pas këtyre argumenteve s’ka forcë që më bind për të votuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në debatin për kufirin me Malin e Zi, ka deklaruar se ekspertët dhanë argumentet, kurse komisioni shtetëror nuk dha asnjë fakt për ta bindur që ta votojë marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Por tani lind pyetja për komisionin shtetëror, për kënd ka punuar. Nga kush janë shtyre të punojë kundër interesit të vendit.

Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetet që t’i ulim flamujt partiak dhe të mbizotërojë ajo që quhet Kosovë, pasi për këtë janë thirrur dhe për këtë kanë dhënë betimin.

Delawie fjalë të ashpra: Po kundërshtoni në mënyrë cinike marrëveshjen

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka mbajtur një fjalim ë debatin për Demarkacionin, duke thënë se nuk ka sjellë hartë me veti.

“Skam sjellë asnjë hartë. Më vjen mirë që pi shoh të gjitha palët në një vend për të diskutuar për këtë çështje. Pamja ime dhe e qeverisë time është se miratimi i marrëveshjes është i mirë për Kosovën dhe rajonin”, tha Delawie.

Ai shoti se kufijtë janë të njëjtë me ata që i ka dorëzuar Kosova në 2007 në eurographis, dhe me Planin e Ahtisarit

Gjatë fjalës së tij, ai tha se është mirë që po bëhet një debat i tillë, pasi transparenca është gurthemeli i demokracisë.

Image
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie

Mirëpo, ai shtoi se Qeveria nuk është dashur të lë të kalojnë 11 muaj që t’ia paraqesë marrëveshjen publikut, shkruan Bota Sot.

Ai ka thënë fjalë të ashpra për opozitën por edhe për qeverinë, duke thënë se me këtë po rrezikohet e ardhmja e Kosovës.

“Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, duke nxitur urrejtje dhe duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Atyre në qeveri që e lanë këtë marrëveshje të pres 11 muaj dua të ju them se transparenca është bazament i një shteti ligjor”, tha Delawie.

Delawie tha se SHBA do të vazhdojë të përkrah Kosovën edhe nëse nuk votohet demarkacioni.

“Por, SHBA mendon që është më mirë të votohet Demarkacioni”, tha ai.

“Deputet, ju lutem që të votoni me ndërgjegje, kur demarkacioni të vie në Kuvend për ratifikim dhe t’i ndihmoni Kuvendit që ta kryejë sa më mirë punën e saj, duke votuar në mënyrë demokratike”, tha ambasadori amerikan.

Gnoch: Demarkacioni kusht për liberalizim të vizave

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e zi është shumë i rëndësishëm për Kosovën ka thënë p

Image
Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Gnoch

Ai duke përshëndetur mbajtjen e debatit për Demarkacion që është duke u zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se përcaktimi i kufirit me Malin e Zi është pjesë përbërëse e fqinjësisë së mirë të Kosovës me këtë shtet.

 Sipas Gnoch demarkacioni dhe lufta kundër korrupsionit janë si parakusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 “Mendojmë që kjo është në interes  të qytetarëve të Kosovës”, tha Gnoch.

Sipas tij BE është  e gatshme që të përdorë çdo mundësi që të ndihmojë Kosovën lidhur me këtë çështje.

Hakif Bajrami: Kufiri është në Çakorr dhe pikë

Image
Historiani Hakif Bajrami

Historiani Hakif Bajrami i përshirë në debatin për Demarkacionin ka dhënë fakte se komisioni shtetëror për demarkacion e ka bërë raportin gabimisht.

Bajrami në këtë debat ka paraqitur fakte nga hulumtimet dhe puna e tij si historian. 

Bajrami i cili ka qenë drejtor i Arkivës së Kosovës tha se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr.

Isufi prezantoi harta kredibile për vijën kufitare

Profesori në Fakultetin e Gjeografisë, Florim Isufi gjatë prezantimit të tij para të pranishmeve prezantoi disa harta kredibile lidhur me vijën kufitare.

Image
Profesori në Fakultetin e Gjeografisë, Florim Isufi

Ai tha se kadastri nuk është kriter për përcaktimin e vijës kufitare.

Duke aluduar në disa pohime se ata shkëmbinj që i kanë mbetur Malit të Zi janë të parëndësishëm, Isufi tha se kjo pjesë është me rëndësi sepse jemi në shekullin e XXI, ku kërkesa për ujë do të jetë tejet e madhe.

Ndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i ka dalë në mbrojte ekspertit të pavarur Florim Isufi i cili në debatin për Demarkacionin ofroi një sërë faktesh se komisioni shtetëror ka gabuar.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook  ka ironizuar me përgjigjen e komisionit shtetëror ndaj Florim Isufit, përgjigje “shkencore” dhe të faktuar.

“Pas gjithë atyre fakteve shkencore të ofruara nga eksperti i pavarur Florim Isufi, të argumentuara me dhjetëra harta kredibile zyrtare, komisioni shtetëror për demarkacion i përgjigjet me një fjali të qartë “SHKENCORE” dhe të FAKTUAR: “e paske hartën e deformume”, ka shkruar Krasniqi.

Hasani: Komisioni ka caktuar një kufi të ri duke e ndryshuar atë të vitit 1974

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, duke folur për debatin për Demarkacionin tha se Komisioni qeveritar ka tejkaluar mandatin e vet, që ka qenë administrim dhe teknik.

“Komisioni ka përcaktuar kuota të reja dhe përshkrim të ri të kufirit me Malin e Zi. Kjo nuk ka qenë në mandatin e tij. Se komisioni ka tejkaluar duke përkufizuar kufij të ri shihet qartë dhe në raportin e tij zyrtar. Kosova ka ushtruar kontroll edhe në kohen e UNMIK ut e cila ka suspenduar sovranitetin sot, ka pasur në Çakorr arrestime të një boshnjaku, i cili është konsideruar si pjesë e territorit këndej”, ka thënë Hasani.

Sipas tij Komisioni duke u mbështetur vetëm në gjendjen e kadastrave ka caktuar një kufi të ri duke e ndryshuar atë të vitit 1974, gjë që e cila nuk ka qenë në mandatin e komisionit.

Bulliqi thotë se materialet e Komisionit Shtetëror janë të rreme 

Në debatin profesional-shkencor i cili po vazhdon të mbahet për ballafaqim faktesh në lidhje me shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se ai nuk përfaqëson grupin kundër demarkacionit por po kundërshton vijën e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës.

Sipas tij vija kufitare nuk është asgjë tjetër veç se vijë që ndanë dy shtete ose fusha të caktuara.

Image
Profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi

Bulliqi ka thënë se materiali i ofruar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës  në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane është i rremë, dhe se është përgatitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për caktimin e kufijve me Malin e Zi.

“Materiali i cili i është sjellë nga Komisioni Shtetëror është fallco, material është paraqitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se pakoja e Ahtisarit përcakton vetëm kufirin në mes Kosovës dhe Maqedonisë, dhe si i tillë, nuk përcakton asnjë pjesë territoriale në raport me njësi të tjera.

Ai ka shtuar se kadastri i paraqitur nga komisioni shtetëror i takon një periudhe kohore nga ish mbretëria serbo-kroato-sllovene.

Bulliqi la prezantuar një serë hartash, dhe enciklopedi, për të cilat ai thotë se kufijtë e Kosovës nuk janë ashtu siç janë prezantuar nga Komisioni Shteteror. 

Përfundon raportimi  i Komisionit Shtetëror për Demarkacion

Komisioni Shtetëror për Demarkacion më Malin e Zi ka përfunduar raportimin në tryezën për Demarkacion, ku ka paraqitur faktet, sipas të cilave, Kosova nuk ka humbuar tokë me shënjimin e vijës kufitare.

Raporti është prezantuar nga kryetari i këtij komisioni, Murat Meha, i cili tha se Kosova nuk ka humbuar asnjë centimetër tokë nga ky shënjim i kufirit.

Përveç Mehës, fakte kanë ofruar edhe profesorë të tjerë, pjesë e këtij komisionit, të cilët kanë prezantuar harta dhe statistika për këtë çështje.

Tryeza për Demarkacionin pritet të vazhdojë me raportimin e komisionit të udhëhequr nga profesori i Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, por një gjë e tillë po pamundësohet nga Ali Lajçi, ish-kryetar i Komunës së Pejës, i cili po kërkon fjalën.

Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, po kërkon nga ai, që të lejojë raportimin e komisionit.

Fillon prezantimi i raportit për Demarkacion

Ka filluar prezantimi i raportit për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Murat Meha, kryetar i Komisionit Qeveritar për Demarkacion ka thënë se komisioni shtetëror është bazuar në tri argumente.

“Komuna e Pejës ka sipërfaqe 603 km2 e pandryshuar që nga themelimi i saj deri tani. Komisioni gjatë punës së tij tre vjeçare ka zhvilluar aktivitetet konform Kushtetutës së Kosovës për shënimin e vijës kufitare. Në këtë drejtim komisioni ka realizuar takime dhe caktimin e parimeve të punës për shënimin e vijës kufitare, vizita në terren, takime me kryetarët e komunave dhe banorët e asaj ane. Vendimet janë marrë në përputhshmëri me dokumentacionin zyrtarë”, tha Meha.

Image
Murat Meha, kryetar i Komisionit Qeveritar për Demarkacion

Ai më tej tha se Komisioni për shënimin ka realizuar obligimet me përkushtim dhe transparencë. 

“Komisioni ka hulumtuar dhe gjurmuar dokumentacion duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet shtetërore dhe ka bërë kërkesë ligjore që institucionet të ofrojnë dokumentacionin që disponojnë. Komisioni ka pasur takime te hapura me qytetarë përgjatë kufirit me historian dhe të tjerë. Ka pasur takime mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ishte obligim ligjor që kësaj ftese t’i përgjigjen të gjithë sepse është interes kombëtar. Janë mbajtur mbi 20 takime të drejtpërdrejta në terren me qytetarët e zonës dhe kryetarët e komunave. Me kryetarë të komunave është arritur pajtueshmëri e plotë”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacion, Murat Meha ka përmendur edhe sulmet, që thotë ai se janë kryer nga opozita, e që i kanë pamundësuar komisionit raportimin.  

“Komisioni shtetëror ka vërtetuar se nuk ka krijuar hartë të re për zonat kufitare. Komisioni nuk ka ndryshuar vijen administrative të vitit 1988. Komisioni konstaton se shënimi i vijës kufitare nuk e  favorizon as dëmton Kosovën për asnjë metër”, tha më tej Meha.

Mustafa: Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë e kaluar në Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në debatin për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se deri më tani nuk është dëshmuar se shqiptarët kanë humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes kishte bërë thirrje që të dokumentohet çdo formë e mundshme nëse ndonjë pronë e Kosovës ka kaluar në Malin e Zi.

Image
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes një vit më parë, si kryeministër kam bërë thirrje që të dokumentojnë çdo formë të mundshme nëse ndonjë pronë e tyre, për të cilat është paguar tatim në Kosovë, tani ka kaluar në Malin e Zi”

“Nuk është dëshmuar asnjë pëllëmbë tokë se ndonjë pronë ka kaluar në Malin e Zi. Ne na obligon pakoja e Ahtisaarit që të kemi kufijtë e vitit 1974”, ka shtuar ai.

Ai e ka konsideruar sukses të Kosovës shënimin e vijës kufitare me shtetet fqinje. Mustafa ka thënë se demarkacioni kontribuon në sigurinë dhe paqen në rajon.

Thaçi: U besoj hartave të NATO-së e jo ekspertëve jugosllavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Debatin për demarkacionin tha se një takim i tillë i ka Kosovës, tash e një vit dhe kjo do ta rritë edhe më shumë transparencën e këtij procesi.

“Që në fillim dua të theksoj se çështja e demarkacionit si problem  shtetëror është inekzistent”, tha Thaçi.

Ai tha se Kosova nuk ka humbur asnjë milimetër tokë nga ky përkufizim.

Image
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ai lexoi pikën e 12-të të Deklaratës së Pavarësisë e cila thotë se  Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e  përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit.

Thaçi tha se Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i themeluar në vitin 2012, në pajtim me përgjegjësitë dhe kompetencat kushtetuese e ligjore, ka përfunduar punën e shënjimit të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, nga çka edhe, sipas tij, ka rezultuar me Nënshkrimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, në Vjenë me 26 gusht 2015.

Duke mbrojtur vërtetësinë e Komisionit, shefi i shtetit tha se ata e kanë bërë punën duke u konsultuar ngushtë edhe me aleatët e vendit.

“Unë ju besoj hartave të NATO-së e jo të ekspertëve jugosllavë”, tha Thaçi në fjalimin e tij.

Veseli: Kjo është një ditë e veçantë për demokracinë e vendit

Ka filluar debati profesional-shkencor i organizuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës për ballafaqim faktesh në lidhje me shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Image
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka cilësuar mbajtjen e  këtij debati si një ditë shumë të rëndësishme për vendin, demokracinë e shtetit, për qytetarët e Kosovës si dhe për fqinjët e partnerët ndërkombëtarë.

“Vërtetë kjo ditë është e veçantë për të gjithë qytetarët e vendit. Kemi kaluar një vit të plotë i cili nuk ka qenë i lehtë me disa tema që kanë pasur të bëjnë me sovranitetin e Kosovës, me interesat e qytetarëve tanë që jetojnë në pjesë të caktuara, dhe kemi  pasur të bëjmë me një marrëveshje me fqinjët tanë në Mal të Zi. Unë e konsideroj sukses të jashtëzakonshëm. Kjo është mënyra se si ne duhet të debatojmë edhe në kohët kur ne nuk merremi vesh, të ballafaqohemi me fakte e argumente.”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se Kosova është e interesuar që të zhvillojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi.

“Këtë duhet ta bëjmë për ata të cilët na besojnë, për jetën e tyre më të mirë, për mbrojtjen  e  identitetit të qytetarëve, por edhe të sovranitetit. Synojmë që të përçojmë mesazhin te fqinjët tanë për të treguar se sa e rëndësishme është që të kemi raporte të mira me fqinjët tanë. Jemi të interesuar të kemi raporte të mira me Malin e Zi, i cili është njëri ndër vendet e para që njohu pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.

Fillon debati

Ekspertë, deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të partive politike janë mbvledhur në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë debat po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

 Përveç tyre prezent janë edhe ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.

Linku më poshtë ju sjell pamjet e drejtpërdrejta nga salla e Debatit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Transmetimi është mundësuar nga Kuvendi i Kosovës.

Vonohet nisja e Debatit, të ftuarit nuk mbërrijnë në kohë

Deputetë, përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë dhe ekspertë, kanë nisur të  hyjnë në sallën e Debatit për demarkacionin për Malin e Zi. 

Ndërkohë që mediat janë vendosur poshtë hollit kryesorë të Kuvendit, dhe qasjen për momentin e kanë të kufizuar, mësojmë se siguria në Kuvend është në nivel të lartë dhe secili nga personat që hyjnë brenda ndërtesës janë duke u kontrolluar sipas procedurave të rregullta të sigurisë.

Komisioni shtetëror për demarkacionin, përballë do të kenë ekspertët e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Kujtojmë se në Debat janë ftuar edhe ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, nga: SHBA, Britani, Gjermani, Francë, Itali, Zvicër, Hungari dhe Shqipëri. I pranishëm pritet të jetë edhe përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, SamuelZbogar, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gazetarët raportojnë se vendet janë të rezervuara edhe për presidentin dhe kryeministrin e vendit

“Dy luftimi” për demarkacionin me Malin e Zi

Sot mbahet debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të ekspertëve, ku do të ketë ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë - Mali i Zi.

Debati do të mbahet në salla N-409 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00. Fillimisht debati do të përshëndetet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Pastaj komisioni shtetëror për demarkacionin dhe grupit të pavarur të ekspertëve do të shpalosin argumentet dhe kundër-argumentet e tyre, për të vazhduar me debatin e pjesëmarrëseve të tjerë, ku deputetët do të kenë mundësi t-iu drejtohen me pyetje si komisionit shtetëror për demarkacion, ashtu edhe grupit të pavarur të ekspertëve. Ndërsa, koha do të jetë e barabartë për të dyja komisionet për diskutim.

 Në fund të debatit, grupet e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe grupi i ekspertëve të pavarur do t’i formulojnë konkluzionet e tyre. Aty ku do të ketë pajtueshmëri do të shkohet me pajtueshmëri, ndërsa, aty ku do të ketë divergjenca do të mbetën mendime të tyre.

 Ndryshe, në këtë debat do të jenë pjesëmarrës rreth 83 mysafirë, përveç 120 deputetëve të Republikës së Kosovës, në të njëjtën kohë do të jenë edhe 16 organizata joqeveritare, 28 ambasada dhe përfaqësues diplomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat