Mustafa i kundërpërgjigjet Pal Lekajt, e ka një pyetje për të

Aktuale

Mustafa i kundërpërgjigjet Pal Lekajt, e ka një pyetje për të

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 gusht 2016 Në ora: 22:01
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

 Mustafa ka një pyetje për Lekaj për të cilën ka thënë se  sheshazi po i ik: ku janë hektarët që i kishte Kosova nga viti 1974 e këndej dhe i humbi me marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

“Pal Lekajn e njoh si njeri, qytetar të mirë, të vendit tonë. E njoh mirë nga shumë takime të cilat i kishim në Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Se si ka punuar në Gjakovë, flasin gjakovarët. Nga Pali tani nuk pres të flet fjalë të mira për mua, sepse edhe të jesh në opozitë edhe të lavdëroj Kryeministrin nuk ia vlen, ai e di që humb vota. Por pres vetëm një përgjigje konkrete, të cilës sheshazi po i ik: ku janë hektarët që i kishte Kosova nga viti 1974 e këndej dhe i humbi me marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Tjerat nuk ia marr seriozisht mikut tim, Pal Lekaj”, ka shkruar Mustafa./BS

Lekaj me akuza të ashpra ndaj Mustafës

Edhe Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet kryeministrit Mustafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat