Për pesë orë e gjysmë, mbi 19 mijë shqiptarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri

Aktuale

Për pesë orë e gjysmë, mbi 19 mijë shqiptarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 20:53
Pika kufitare në Morin

Vapa e madhe që e ka kapluar rajonin e Ballkanit ka bërë që një numër i madh i shqiptarë nga Kosova t’ia mësyjnë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit në Shqipëri. Siç raporton ATSH-ja nga ora 03-8:30 e ditës së sotme, përmes pikës kufitare në Morinë, kanë kaluar 19 146 shtetas të Kosovës.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare në të gjitha pikat ka radhë të gjata automjetesh që presin të hyjnë në Shqipëri.

Por, ky numër i madh i turistëve edhe pse i shoqëruar me orë pritje, nuk përcillet me incidente të tjera pasi autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë po punojnë me kapacitete të plota.

Sipas të dhënave të pikës së kalimit kufitar të Morinës, gjatë javës të lënë pas, 30 mijë shtetas kanë kaluar në doganën e Morinës për të kaluar fundjavën në Shqipëri.

Ndërkohë, sipas statistikave të policisë në Shqipëri gjatë muajit korrik kanë hyrë 450 mijë shtetas nga Maqedonia dhe Kosova. Po sipas policisë shqiptare mesatarisht rreth 19 mijë vizitorë në ditë kalojnë pikën kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat