Haradinaj pret në takim bashkëkombësit nga Zvicra

Aktuale

Haradinaj pret në takim bashkëkombësit nga Zvicra

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 14:23
Pamje nga takimi

Në Ditën Ndërkombëtare të Zvicrës, shumë bashkëkombës kosovarë kanë vizituar sot selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u pritën nga i pari i partisë, Ramush Haradinaj.

AAK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në takim Haradinaj i informoi mërgimtarët për aktualitetin politik, rolin e diasporës dhe obligimet e institucioneve karshi tyre.

"Dhjetëra bashkëkombas nga Zvicra në AAK

Në Ditën Kombëtare të Zvicrës, dhjetëra bashkëkombës që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, anëtarë të Degës së AAK-së dhe aktivistë të tjerë, kanë vizituar selinë qendrore të Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në Prishtinë.

Mysafirët nga Zvicra, i ka pritur Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili në një bisedë të gjatë miqësore me ta, ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, për rolin që mund të luaj Diaspora e Kosovës si dhe për obligimet dhe detyrat që kanë institucionet e shtetit, për bashkatdhetarët, që gjatë muajve të verës qëndrojnë në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, anëtarë të AAK-së, janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë, jo vetëm në proceset politike në vend, por edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe në perspektiven evropiane të saj.

Kryetari Haradinaj, me këtë rast, i uroi ata për Ditën Kombëtare të Zvicrës!

Vizita e anëtarëve dhe simpatizantëve nga Zvicra, ka qenë vizitë kthimi në AAK, kjo pas vizitës që kohë më parë u kishte bërë atyre një delegacion i AAK-së, i udhëhequr nga Kryetari Haradinaj", thuhet në njoftimim e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat