Mustafa: Nuk kemi nevojë të akuzohemi, retorika nuk na ndihmon për demarkacionin

Aktuale

Mustafa: Nuk kemi nevojë të akuzohemi, retorika nuk na ndihmon për demarkacionin

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 12:11
Kryeministri i Kosovës, Isa Kryeministri

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me polemikat e fundit të zhvilluara rreth demarkacionit me Malin e Zi ka deklaruar se nuk ka ashpërsim të gjuhës, por vetëm kërkesa për argumentim.

Lidhur me demarkacionin, Mustafa ka thënë se të gjitha çështjet do të zgjidhen në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, shënimi i kufirit është në interes të qytetarëve për realizimin e lëvizjes së lirë. Lidhur me tryezën e 3 gushtit, Mustafa tha se ajo do të sjellë vetëm argumente.

Mustafa: Nuk shoh ashpërsim të gjuhës, shoh vetëm kërkesë të argumenteve

“Çështja e shënimit të kufirit do të jetë në interes të qytetarëve që të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre për lëvizje të lirë. Unë nuk shoh ashpërsim të gjuhës, shoh vetëm kërkesë të argumenteve. Unë mendojë se kjo tryezë duhet të vë në pah argumentet. Në qoftë se flitet për humbje të territorit duhet të tregohet se në cilin territor që e ka administruar Kosova prej vitit 74 e këndej po humbim me demarkacion. Në qoftë se nuk gjendet ai territor,  atëherë...duhet të tërhiqen nga kauza dhe duhet të votojnë shënimin e vijës kufitare në mënyrë që ne ta përmbushim edhe ata detyrim që e kemi ndaj bashkimit Evropian për liberalizim të vizave dhe jo vetëm për liberalizim të vizave por edhe për çështje të tjera të integrimit të evropian”, tha Mustafa.

I pari i Qeverisë tha se për dështimet në këtë aspekt duhet të japin përgjegjësi iniciuesit e kauzës dhe duhet të jenë më racional dhe nuk ka nevojë për akuza dhe për retorikë.

Mustafa: Nuk kemi nevojë të akuzohemi, sepse retorika këtu nuk ndihmon

“Në qoftë se dikush ka dështuar për këtë, duhet të mbajë përgjegjësi dështimet. Andaj unë besoi se njerëzit duhet të jenë racional. Nuk kemi nevojë të akuzohemi dhe të shfrytëzojmë çdo fjalë tjetër, përveç argumenteve, sepse retorika këtu nuk ndihmon. Këtu ndihmojnë vetëm argumentet. E kemi pasur një sipërfaqe të cilën e ka pasur Kosova prej vitit 74 e tutje dhe duhet ta shohim se a e kemi atë sipërfaqe sot pasi është nënshkruar marrëveshja e shënimit të vijës kufitare”, theksoi Mustafa.

Kurse i pyetur për Asociacionin, Mustafa tha se dialogu do të vazhdoi dhe asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele të cilat po funksionojnë në territorin e Kosovës. Por, ai tha se ky proces duhet të zhvillohet në koordinim.

Mustafa: Dialogu do të vazhdon për asociacionin

“Do të vazhdon dialogu. Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele të cilat po funksionojnë. Prandaj unë mendoj se ky proces duhet të jetë proces i cili do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar”, tha Mustafa.

Këto deklarata Mustafa i bëri sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për urat të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi. 

Mustafa: Nuk ka ashpërsim të gjuhës ndërpartiake, por kërkesa për argumente

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa lidhur me polemikat e fundit të zhvilluara rreth demarkacionit me Malin e Zi, ka deklaruar se nuk ka ashpërsim të gjuhës, por kërkesa për argumentim.

Lidhur me demarkacionin, Mustafa ka thënë se të gjitha çështjet do të zgjidhen në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, shënimi i kufirit është në interes të qytetarëve për realizimin e lëvizjes së lirë.

Lidhur me tryezën e 3 gushtit, Mustafa tha se ajo do të sjellë vetëm argumente.

Këto deklarata Mustafa i bëri sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për urat të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi.

Në këtë vizitë, Mustafa ishte i shoqëruar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Ky i fundit, e vlerësoi lartë projektin për ndërtimin  e urës, e cila, sipas tij, do të mundësojë lëvizje më të lehtë të qytetarëve të asaj ane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat