Luftë e ftohtë në Ballkan? SHBA dhe Rusia furnizojnë kroatët dhe serbët me helikopterë

Aktuale

Luftë e ftohtë në Ballkan? SHBA dhe Rusia furnizojnë kroatët dhe serbët me helikopterë

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 09:33
ilustrim

Janë ulur dje në Aeroportin Zemunik në Zarë, pesë helikopterë të tipit “Kiowa Warriors”, të cilët SHBA-të ia kanë dhuruar Kroacisë.

Në total, Washingtoni do t’ia dhurojë Zagrebit 16 helikopterë. 11 helikopterët e tjerë do të mbërrijnë në Kroaci brenda vitit të ardhshëm.

Pos tyre, Ushtria kroate ka marrë edhe pjesë rezervë, si dhe simuluesin për stërvitjen e pilotëve.

Bëhet fjalë për helikopterë luftarakë të lehtë. Fal tyre, Ushtria kroate do të bëhet shtet dominues në Ballkan sa i përket manovrimit në ajër dhe sistemit ajror, shkruan “Jutarnji list”.

Këta helikopterë shihen edhe si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, që ka marrë disa helikopterë dhuratë nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat