Vëllezërit nga Kosova që ikën nga lufta për të jetuar ëndrrën amerikane

Aktuale

Vëllezërit nga Kosova që ikën nga lufta për të jetuar ëndrrën amerikane

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:25
Vëllezërit nga Kosova

Kjo është një histori “Kundër të gjitha mundësive” rreth dy vëllezërve që ishin mjaft fatlum të largoheshin nga lufta në Kosovë si fëmijë.

Mirëpo rrugëtimi i tyre drejt suksesit është larg nga fundi.

Është një tregim për dy shtete – njeri në luftë, me vdekje dhe shkatërrim e tjetri përplot shpresë, paqe dhe prosperitet.

Është Kosova dhe Amerika, dhe dy vëllezër të vegjël që së bashku me familjet e tyre ikën nga lufta për në Detroit.

Së pari kthehemi tek fillimi.

Imagjinoni të rriteni në një lagje tipike familjare, me shoqëri dhe paqe. Për Edin dhe Etrit Demajn komuniteti i tyre në Kosovë ishte një lagje tipike periferike ku të gjithë shkonin mirë me njëri tjetrin dhe të gjithë njihnin njeri tjetrin.

Më pas, brenda natës, gjithçka mori kahje tjetër. Më 20 mars të vitit 1999, shtëpia e tyre u bombardua dhe të gjithë menduan që ata ishin brenda saj.

Ishte fillimi i luftës në Kosovë. Slobodan Milosevic nisi planin e tij sulmues me qëllim të largimit të shqiptareve nga Kosova – pastrim etnik i ngjashëm me atë të Adolph Hitler ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit.

ImageEdi Demaj

Shtëpitë po shkatërroheshin e Etriti dhe Edi panë vrasje në masë e masakra, që asnjë qenie njerëzore nuk do të duhej të ishte dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Ata u shpërngulën nga një i afërm tek tjetri.

Ata fjetën për tre ditë në veturë derisa arritën të kalonin kufirin nga Kosova për në Maqedoni, ku do të ishin të sigurt, dhe për çdo rast udhëtuan të ndarë nga prindërit e nëna e tyre u kishte fshehur para në pantallonat e tyre në mënyrë që ata të mund të shkonin në ndonjë shtet tjetër pa prindërit.

Fatmirësisht atyre nuk iu desh të ndaheshin dhe së bashku arritën të kalonin nga Maqedonia për në Amerikë, Detroit ku nisën punë me një restorant të vogël.

Nga aty ata kaluan gjithçka nëpër pasuri të patundshme, duke ndërruar e marrë me qera shtëpi të ndryshme. Etriti mësoi anën bankare përderisa Edi mësoi anën menaxheriale. Pas studimeve Edi filloi të punonte tek shërbimet për pasuri të patundshme Dan Gilbert’s Bedrock.

Sot, vëllezërit nga Kosova janë fytyra e suksesit të dalë nga fatkeqësia. Edi i cili është 30 vjeçar dhe i martuar me një vajzë të lindur në Kosovë, ka themeluar  Rocket Fiber në vitin 2013, me dy  djem të tjerë të cilët gjithashtu kanë punuar në një nga kompanitë e Gilbert. Ai thotë që është njeri nga shërbimet e internetit më të besueshme dhe më së shpejti në rritje në Detroit.

ImageEntrit Demaj

Etrit udhëheq operacionet e përditshme në një kompani të quajtur Hepta Systems, që merret me analizimin e ndërtesave në mënyrë që ti shndërroj ato më efiqiente me teknologji të mençur.

Etriti dhe Edi  gjithashtu janë bashkëpronarë në disa kompani duke përfshirë edhe Reozom, ku kanë të listuar më shumë se një mijë shtëpi për shitje.

Ata gjithashtu kanë investuar në biznese startup.

Mesazhi i tyre është që ju mund të ngriteni nga hiri. Të dy pajtohen që po të jetosh në Amerikë, vendin më të mirë në botë, zgjohuni të entuziazmu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat