Mërgimtari shkon për pushime në Durrës, por ajo çka i ndodh e traumatizon

Aktuale

Mërgimtari shkon për pushime në Durrës, por ajo çka i ndodh e traumatizon

Ismail Jakupi Nga Ismail Jakupi Më 26 korrik 2016 Në ora: 20:40
ilustrim

Pas raportimeve të fundit për abuzimet e shumta me  çmimet e produkteve në plazhet shqiptare, paraqiten shqetësime të reja edhe për sigurinë.

Një lexues i yni i cili jeton në Gjermani dhe ka ardhur në vendlindje, ka vendosur ti kaloj një pjese te pushimeve ne bregdetin Durrësit, por ajo që i ka ndodhur i ka lenë një shije shumë të keqe.

Mërgimtari teksa po shijonte plazhin dikush i ka vjedhur telefonin e tij mobil nga rafti i çadrës dhe me e keqja është se kujdestaret e çadrave siç i quan ai “mafi e çadrave” nuk e kane lënë as te njoftojë policinë.

Më tej mërgimtari rrëfen se tani atij i kanë mbetur edhe disa ditë qëndrimi ne Durrës pasi ka pagur hotelin paraprakisht, por ai nuk po mundet të vë gjumë ne sy, për shkak të ëndrrave te këqija dhe traumave qe po i paraqiten pas asaj qe i ka ndodhur./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat