Mediat turke: Ish- gjenerali i NATO-s “truri” i tentim grusht shtetit

Aktuale

Mediat turke: Ish- gjenerali i NATO-s “truri” i tentim grusht shtetit

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:03
Recep Tayyip Erdogan

Ish- komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, ish- gjenerali amerikan John Campbell ishte " truri përpjekjes së dështuar për grusht shtet në Turqi ,shkrujanë mediat turke.

“Gjenerali ishte një nga udhëheqësit që organizuan ushtrinë për  grusht shteti  në Turqi”,  shkruan gazeta " Yeni Safak " në  gjuhën angleze .

 Kjo gazetë është e njohur për besnikëri ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan që ka qenë edhe cak i puçit.

 Gazeta më tej shkruan se Campbell ka pasur disa transaksione të dyshimta që kanë mbështetur grusht shtetin.

Ai sipas gazetës, ka qenë në dy vizita të fshehta në Turqi në muajin maj.

 Turqia si fajtorin kryesor për tentim grusht shtetin ka shpallur Fetullah Gylen që gjendet në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat