Ditman: Për anëtarësim në BE, Serbia t’i normalizojë raportet me Kosovën

Aktuale

Ditman: Për anëtarësim në BE, Serbia t’i normalizojë raportet me Kosovën

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 11:22
Aksel Ditman

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman ka thënë se para anëtarësimit në Bashkimin Evropian Kosova dhe Serbia duhet të normalizojë raportet mes vete.

Ai  ka thënë se ende ka një numër të madh të çështjeve që duhet të zgjidhen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, transmeton televizioni publik.

Për të mos importuar konflikte rajonale, Ditman ka thënë se normalizimi është kushti kryesor para se Serbia të anëtarësohet në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat