“Kryqëzohet” Bajram Hoti, drejtësia të reagojë

Aktuale

“Kryqëzohet” Bajram Hoti, drejtësia të reagojë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 korrik 2016 Në ora: 17:58
Bajram Hoti

“Presidenti Rugova është një figurë bashkuese dhe e baras vlefshme me Ismail Qemalin sepse është lartësia e veprimeve historike të pa anatemuara nga askush ajo që rrok një vlerësim historik. Ky veprim të ngjan me një gjest që vjen prej subkoshincës së njerëzve që mbartin ide marksiste e kombinuar me luftën e konkurrencës politike të sotme. Ai është themeluesi i Kosovës dhe figura e tij doli natyrshëm mbi palët politike dhe u bë e dashur për çdo shqiptar në Kosovë, Shqipëri Maqedoni,e kudo ku jeton”, ka thënë analisti Artur Roshi. 

Heqja e fotografisë së ish presidentit historikë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, nga holli i Kuvendit të cilin e bëri mërgimtari Bajram Hoti, ka ngjallur debate në opinion publik si dhe në rrethin politik. Sipas analistëve ky është akti i fundit barabar, që nëpër kohë e vite i bëhet kësaj figura emblematike, të qëndresës, politikës, luftës për liri e pavarësi, e të historisë së Kosovës.  Anton Quni deputet i LDK-së, ka thënë se vlerat e një njeriu të madh si Presidenti Rugova nuk mund të cënohen kurrë nga akte të tilla vandale e jo civilizuese.

Ai ka thënë, se secili njeri normalë e di që nuk zbehet madhështia e figurës së një njeriu duke u lëshuar në akte vandale duke ia shqyer fotografinë presidentit Rugova. “ Është rrugëtimi i tij, veprat dhe kontributi i jashtëzakonshëm për komb e atdhe që e kanë vendosur presidentin Rugova në piedestalin më të lartë, aq lart sa asnjë akt vandal, i ulët e jo civilizues nuk mund ta zbehin madhështinë e figurës së tij, sot e përjetë”, ka thënë Quni.  Ndërsa, Arben Gashi, deputeti nga radhët e LDK-së ka thënë, se personin në fjalë nuk e njeh, megjithatë ka theksuar se veprimi i tij, është i dënueshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat