Shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë në luftën kundër terrorizimit!

Aktuale

Shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë në luftën kundër terrorizimit!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 korrik 2016 Në ora: 11:20
Policia e Kosovës

Edhe pse disa hoxhallarë me ndikimin e tyre përhapën vehabizimin në Kosovës, duke i shtyrë të rinjtë e të rejat që ti bashkëngjiten ISIS-it, megjithatë Bashkësia islame në Kosovë nuk bëri mbikëqyrje edhe aq sa duhet me hoxhallarët e saj. Shteti i Kosovës, fatkeqësisht nuk morri asnjë masë parandaluese rreth kësaj dukurie, kështu që shumë të rijnë, braktisën Kosovës, dhe iu bashkëngjitën grupeve ekstremistëve, dukë dhënë jetën kështu në tokën e Sirisë, pa e diture fare se as për kënd po luftonin.Dhe pikërisht këto ngjarje të shëmtuara kanë bërë edhe që të dëmtohet imazhi i Kosovës, në botë.

Musliu: Bashkësia Islame duhet të këtë një mbikëqyrje më të mirë dhe të kontrollojë se çka po flitet nëpër xhamitë e Kosovës

Osman Musliu, imam i xhamisë së Drenasit tha se është një problem global dhe jo vetëm i Kosovës dhe ne si popull shqiptar është normale që të ndihemi të rrezikuar nga kjo situatë. Ai tha se kjo situatë pak është duke u keqpërdorur edhe për agjenda të caktuara të interesave te ngushta. “Unë gjithmonë e kam ngritur zërin përballë këtyre ekstremizmave të cilat janë instaluar në Kosove nga paslufta e këtej. Mirëpo ata të cilët sot po mburren për lufte ndaj ekstremizmit apo terrorizmit dhe rrahin gjoks si serioz për ketë punë me vite as që janë interesuar ndonjëherë për këtë pune”, ka thënë Musliu. Ai ka thënë se një aspekt tjetër me rëndësi që duhet cekur në këtë kontekst është edhe çështja se sa është ISIS-i aktualitet që duhet përfolur çdo ditë përballë problemeve tona. “Një shtet ku nuk funksionon ligji, mbizotëron hajnia e korrupsioni, udhëheqës të papërgjegjshëm, arsim të dobët e edukim të pamjaftueshëm, shëndetësi që zvarritet në shkallën më të ulet të mundshme, gjithë këta faktorë të cilët e kanë mbuluar shoqërinë tonë i kemi përballë dhe çdo ditë përballemi me to. Natyrisht se edhe na shtyjnë që çdo ditë të flasim për një rrezik që mund të na kanoset e që besoj është rezultate i gjithë këtyre problemeve që i ceka më lartë. Ne nëse veç dëshirojmë ta rregullojmë këtë problem atëherë duhet të merremi me shkaqet dhe jo me rezultatet”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, nëse nuk i largojmë shkaqet të cilat qojnë në ekstremizëm atëherë kam frikë se kjo dukuri do të mbizotërojë edhe shumë kohë tek ne. “ Në një shtet ku është bërë ligji edhe për zagar e LGBT që janë shumë në numër të vogël dhe me rendësi me të pakët sesa ligji për besimet ku ka një shumicë 95% të besimit Islam atëherë aty çdo herë ka vend për ekstremizëm. Bashkësia Islame është një institucion që ka kontribuar si gjate pushtimit si dhe gjate luftës për çështjen kombëtare dhe fetare ne trojet tona. Roli i saj është i pamohueshëm dhe shembull për të gjitha institucionet tjera në vend. Mirëpo viteve të fundit është futur nën kthetrat e një klike e cila e shfrytëzon atë për interesa të ngushta grupore apo personale”, ka thënë Musliu. Ai ka thënë se këta njerëz të cilët me një sistem komunist e kanë uzurpuar këtë institucion dhe nuk kanë kurrfarë përgjegjësie as ndaj shtetit dhe as ndaj popullit. “ Si rezultat i kësaj ata bëjnë veprime të papërgjegjshme. Kurse sa i përket hoxhallarëve mund të them se një pjesë e madhe e tyre ka qenë nën mbikëqyrje. Ka disa përjashtime ku disa imam nuk janë përgjegjës ndaj Bashkësisë Islame dhe bëjnë veprime krye n ‘veti.

Edhe për ketë duhet bërë punime që Bashkësia Islame të këtë një mbikëqyrje më të mirë dhe të kontrollojë se çka po ligjërohet dhe çka po flitet nëpër xhamitë e Kosovës”, ka thënë Musliu. Sipas tij, vehabizmi apo ekstremizmi ne Kosove është si rezultate i shumë faktorëve të cilët kanë ndikuar në hapjen e tij. “Neglizhenca e shtetit, diskriminimi, jo barazia etj dhe natyrisht se njëri prej këtyre faktorëve janë edhe disa ligjërues të cilët kanë zhvilluar aktivitetet e tyre me qëllime të caktuara e që nuk janë kontrolluar nga askush. Pra njëjtë sikur edhe shumë shoqata tjera misionare të Krishtera dhe besime tjera të cilët kanë bërë keqpërdorime me të rinjtë myslimane në Kosovë dhe vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë. Po ashtu edhe më shumë organizata të shoqërisë civile të cilat punojnë çdo ditë në degjenerimin e vlerave morale brenda shoqërisë sonë”, ka thënë Musliu.

Duke folur për bashkëngjitja e të rinjve kosovarë dhe grupeve ekstremistë të cilët po e dëmtojnë imazhin e Kosovës, Musliu tha se kjo është e vërtet vetëm pjesërisht. “ Kjo është e vërtet pjesërisht pasi që imazhi i Kosovës në botë nuk është dëmtuar vetëm për shkak të kësaj dukurie, por ajo që e dëmton më shumë në botë imazhin tonë është korrupsioni, hajnia, varfëria e skajshme, arsimi i dobët, shëndetësia e pazhvilluar, rinia pa një të ardhme, papunësia e madhe etj. Krejt këto dukuri nuk duhen harruar as për imazhin e as për problemet që i kemi ne si shoqëri. Kështu që besoj se duhet të jemi më të drejtë dhe të paanshëm në këto aspekte. Mirëpo po theksojë se duhet një qasje më e duhur edhe përballe kësaj çështje ngase nuk është një gjendje e cila na konvenon si popull”, ka thënë Musliu.

Tërrnava: Bashkësia Islame duhet të ndërmerr masa të rrepta ndaj atyre hoxhallarë që predikojnë luftën e ISIS-it dhe vehabizmit në Kosovë

Hajrrullah Tërnava ekspert i sigurisë tha se Kosova si shtet i ri ne formim e sipër gjithsesi është e rrezikuar prej të gjithave mënyrave grupeve kriminele sikur që po ballafaqohet edhe sot e kësaj dite; krimin e organizuar, zhvatjet, haraqet, fajdetë, nepotizëm etj e sidomos me dukurin e organizuar si krim nga ana e Bashkësisë Islame me ISIS-in. Ai tha se shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit është dashur të bëj shumë ma shumë, sidomos ta luftoj këtë dukuri te këtij krimi qysh ne fillim te paraqitjes si tij e jo vetëm kur murr hov. “Shihej qartë edhe rrugëve te Prishtinës nga ana e qytetarëve, grupe te ndryshme te veshur çuditërisht, jo ne mënyrën Evropiane e sidomos me pamjet e tyre me mjekra dhe pantallona gjysmë te shkurta, kurse femrat me pamje trishtuese të veshjes - faregjë. Dhe mos reagimin nga shteti i Kosovës për këto dukuri, nisi shumëzimi i njerëzve siç e shpjegova dhe në xhamit aty ku bëhen ritet fetare, nga ana e këtyre individëve shpeshherë kishte kacafytje dhe incidente në mes xhematit”, tha Tërnava. Sipas tij, po t ‘ishin ndërmarr masat e duhura me kohë ndaj kësaj dukurie, të luftimit të këtij lloji të krimit-terrorizmit, nuk kishim pas me dhjetëra djem te vrarë në luftërat ne Siri e gjetiu. “Në kohën e fundit shteti i Kosovës ka ndërmarr masa dhe është duke e luftuar terrorizmin Islamik, por ky lloj krimi duhet të luftohet në mënyrë permanente e jo vetëm në mënyre periodike. Bashkësia Islame duhet ti ketë ma shumë në mbikëqyrje hoxhallarët e vet, dhe të ndërmerr masa të rrepta ndaj atyre hoxhallarë që predikojnë luftën e ISIS-it dhe vehabizmit në Kosovë, si dhe të bashkëpunojnë më shumë me Qeverinë e Kosovës kur është në pyetje kjo dukuri”, ka thënë Tërrnava. Ai a thënë se të rinjtë e Kosovës nën influencën e disa hoxhallarëve që propagandojnë dhe janë argat ( shërbëtor ) të shërbimeve të huaj (dreqit) duke e shfrytëzua situatën e papunësi, neper xhamia, e duke ju mbajt ligjërata (vajs) për tokat e shenjta fetare. “ Të gjitha këto janë bërë duke i financua dhe premtua financa të mëdha në rast të çlirimit të atyre tokave të shenjta, të rinjtë duke mos pa perspektivë të punësimit dhe disa duke u ballafaquar me probleme ekzistenciale iu kanë bashkua ISISI-it. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet për perspektiven e shtetit të saj, në hapjen e vendeve të punës për rininë e Kosovës, hapjen e kufijve-liberalizimin e vizave dhe anëtarësimi i saj në BE, ashpërsimin e dënimeve dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre hoxhallarëve që kanë nxitur të rinjtë të anëtarësohen në ISIS”, ka thënë Tërnava./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat