Sulmuesi i Munihut u vetëvra para syve të policisë

Aktuale

Sulmuesi i Munihut u vetëvra para syve të policisë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 00:00
18 vjeçari gjermano-iranian i cili vrau mbrëmjen e së shtunës në Munih të Gjermanisë nëntë persona

18 vjeçari gjermano-iranian i cili vrau mbrëmjen e së shtunës në Munih të Gjermanisë nëntë persona, ndër ta tre shqiptarë, dhe plagosi 27 të tjerë, ka kryer vetëvrasje para syve të policëve, ka njoftuar policia e Munihut.

Raportohet se sulmuesi i Munihut  mbrëmë rreth orës 20.30 ishte takuar me një ekip policor.

Kur policia iu  drejtua atij, ai ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në drejtim të vetes së tij. Më herët, policia njoftoi se sulmuesi është vrarë dhe se trupi i tij është gjendur rreth një kilometër nga qendra tregtare “Olympia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat