Çfarë thotë aktori Jeton Zogjani për mërgimtarin që demoloi fotografinë e Presidentit Rugova?

Aktuale

Çfarë thotë aktori Jeton Zogjani për mërgimtarin që demoloi fotografinë e Presidentit Rugova?

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 17:05
Zogiani dhe Hoti

Jeton Zogjani, aktor në serialin e famshëm "O sa mirë" ka reguar ashpër ndaj personit që dëmtoi fotografinë e Presidentit Rugova, duke mos ja permendur as emrin, ai thotë, se të merresh me persona të tillë, i bie si "ta vleresosh ate si njeri normal".

Ai thotë se me sa e di personat e tillë nuk janë përgjegjës para ligjit dhe “edhe në traditën tonë trajtohen me kujdes”.

“Faleni! Ibrahim Rugova do ta falte! Jam i bindur!”, ka shkruar veç tjerash aktori në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ta besh pergjegjes dhe ta gjykosh veprimin e personit qe demtoi fotografine e Ibrahim Rugoves ne Kuvendin e Kosoves, i bie ta vleresosh ate si njeri normal. Keshtu i behet mbivleresim karakterit te tij, gje qe s’e meriton. Personat e tille me sa di, nuk jane pergjegjes para ligjit, e edhe ne traditen tone trajtohen me kujdes.

Faleni!

Ibrahim Rugova do ta falte! Jam i bindur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat