Çun Lajçi i drejtohet me letër të hapur kryeministrit Mustafa: S’mund pa folë

Aktuale

Çun Lajçi i drejtohet me letër të hapur kryeministrit Mustafa: S’mund pa folë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 korrik 2016 Në ora: 15:01
Foto: BOT SOT

Aktori i njohur shqiptarë, Çun Lajçi i është drejtuar kryeministri të Kosovës Isa Mustafa me një letër të hapur për Demarkacionin dhe për Çakorrin.

Aktori Lajçi ka thënë se jam Rugovës i lindur e i rritur dhe s’mund pa folë dhe ka thënë se Rugova është banuar me njerëz, jo me shtazë të egra që ti të sillesh sikur të ishe në pashallëkun e villës sate në Keçekollë.

“Z. Kryeministër Isa Mustafa!
Diçka fole sot si kryetar partie për Demarkacionin dhe për Çakorrin. Prapë e mohove humbjen e territorit, prapë i verbuem the se Kosova (Rugova) nuk po humbë tokë.
Unë vërtetë jam ARTIST dhe s’më takon ndoshta të flas, por jam rugovas i lindun e i rritun dhe s’muj pa folë (e pse t’mos e baj edhe vdekjen atyne maleve). Po ta përkujtoj se Rugova asht e banueme me njerëz, jo me shtazë të egra që Ti të sillesh sikur t’ishe n’pashallukun e Villës sate në Keçekollë.
Z. Kryeministër, Rugova kishte e ka njerëz jo vetem poet, avokat, shkrimtar, artist e dijetar, por edhe trima që vdekjen e bajnë si me le.
Po ta kujtoj kangën “n’luftë me turk e n’luftë me shkja” … mos o Zot kësaj radhe të jetë edhe me Ty (me vlla)!
Mendo mirë z. Kryeministër para se ti gërzhatish grejzat me krande!”, ka shkruar Çun Lajçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat