MPJ: Tre të rinjë nga Kosova të vrarë në Mynih

Aktuale

MPJ: Tre të rinjë nga Kosova të vrarë në Mynih

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 11:15
Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabina Sulaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Konsullata e Kosovës në Mynih ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët, se tre të rinjë shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih.

MPJ nëpërmjet një komunikate ka thënë se që nga momenti i sulmit në Mynih ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë. 

“Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë. MPJ dhe Ambasada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat