Vazhdojnë përplasjet LDK-AAK

Aktuale

Vazhdojnë përplasjet LDK-AAK

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 22 korrik 2016 Në ora: 18:57
Foto nga arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i është kundërpërgjigjur akuzave të Lidhjes Demokratike, ku sipas AAK-së, ka kohë që LDK-ja nuk është LDK-ja e dikurshme, ku sipas tyre atë e kanë marrë në dorë të “përlyerit” e saj, që janë bërë si bisha të plagosura..

 “E kemi pritur reagimin në emër të LDK-së, jo vetëm sepse Zoti Muharrem Nitaj e ka dekonspiruar deri në fund qëndrimin e z Mustafa dhe të Qeverisë, për zhvillimet e fundit në vend, por sepse LDK-ja ka kohë që flet përmes njerëzve më të gabueshëm të saj, të cilët nuk lanë njeri pa përlyer, pa sharë e pa ofenduar! Ka kohë që LDK-ja nuk është LDK-ja e dikurshme, sepse e kanë marrë në dorë të “përlyerit” e saj, që janë bërë si bisha të plagosura, dhe të kafshojnë kah munden për ta ruajtur një copë pushtet”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Ky është postimi i plotë i AAK-së:

E kemi pritur reagimin në emër të LDK-së, jo vetëm sepse Zoti Muharrem Nitaj e ka dekonspiruar deri në fund qëndrimin e z Mustafa dhe të Qeverisë, për zhvillimet e fundit në vend, por sepse LDK-ja ka kohë që flet përmes njërëzve më të gabueshëm të saj, të cilët nuk lanë njeri pa përlyer, pa sharë e pa ofenduar! Ka kohë që LDK-ja nuk është LDK-ja e dikurshme, sepse e kanë marrë në dorë të “përlyerit” e saj, që janë bërë si bisha të plagosura, dhe të kafshojnë kah munden për ta ruajtur një copë pushtet.

Nuk e dijmë nëse ata „rrogtarllëkun“ e zotit Nitaj në AAK, do të mund ta mbulojnë me hajninë e tyre. Nuk e dijmë nëse me këso marifetesh do të mund t’i mbulojnë gënjeshtrat dhe shpifjet, ndaj secilit që ka guxim, t’u thotë se kush janë, apo të vërteten e z Nitaj, të cilën e di i madh e i vogël në Kosovë, do të munden ta mbulojnë me veprimet e tyre të shëmtuara politike.

“Rroga e z Nitaj në Aleancë” është e drejtë e tij dhe është transparente e ligjore, por a mund ta fshehin ata këtë “Rrogën” e tij, me krejt rrogat që i merrni, jo nga bindjet, por nga interesat!.

Keq që nuk u morën me çfarë ka thënë, përfaqësuesi legjitim i AAK-së, Muharrem Nitaj, për zhvillimet politike në vend, duke i parë ato si pikëpamjet politike të të gjithë neve në AAK, por u munduan të mbrohen me gjuhë rrugaçërie.

Mesazhi ynë i fundit për të gjithë ata është, boll e mashtruat popullin!

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku sipas tyre AAK përpiqet të mbrojë zëdhënësin e saj “markant”, i cili kohë pas kohe preferon të përdor fjalor rrugaçësh.

“Shumë rreshta i ishin dashur AAK-së që të përpiqet të mbrojë zëdhënësin e saj “markant”, i cili kohë pas kohe preferon të përdor fjalor rrugaçësh ose i bën plagjiat fjalëve të huaja. Paradoksale është kur partia duhet të reagoj në mbrojtje të zëdhënësit e jo e kundërta.. Por, fundi i fundit, AAK njihet për kritere të larta në përzgjedhjen e kuadrove, përveç dajave dhe nipave, të cilët i kanë të rezervuara vendet në Kuvend, hiq Donika Bujupin” thekson LDK-ja në reagimin e saj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat