Mesazhi që i erdhi Donika Gërvallës nga Duboviku, për Hashim Thaçin!

Aktuale

Mesazhi që i erdhi Donika Gërvallës nga Duboviku, për Hashim Thaçin!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 korrik 2016 Në ora: 07:59
Hashim Thaçi

Aktivistja e LDK-së dhe vajza e atdhetarit shqiptar, Jusuf Gërvalla, Donika, përmes nje postimi në facebook ka shkruar se ajo ka pranuar një mesazh nga Duboviku, për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Sapo më erdhi ky mesazh nga Duboviku: "Nëse të krijohet mundësia, tregoji Hashim Thaçit që mos t'gabon najhere me e khtye rrugën kah varrezat e Gërvallajve në Dubovik, se nuk lëmë pa ia etj. etj”, ka shkruar ajo në facebook.

Ja postimi i saj i plotë:

Mesazh nga Duboviku
Sapo më erdhi ky mesazh nga Duboviku: "Nëse të krijohet mundësia, tregoji Hashim Thaçit që mos t'gabon najhere me e khtye rrugën kah varrezat e Gërvallajve në Dubovik, se nuk lëmë pa ia etj. etj. " Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar këtë fjalor kaq të ashpër nga kushërinjtë e mi të butë dhe të mençur në Dubovik.
Unë mendoj që Hashim Thaçi këtë mesazh do të duhej ta merr seriozisht. Jo vetëm tek varrezat e Gërvallajve, por askund ku prehen djemtë e vajzat e Kosovës që dhanë jetën për liri, ai nuk do të duhej të provokonte me prezencën e tij.
E vërteta është se Prekazi ia ka mbyllur derën kaherë, po ashtu edhe Duboviku, por me aktin e shëmtuar të sotëm, kudo që të shkojë në Kosovë derën do ta ketë të mbyllur. 
E vërteta është se secili ia bën vendin vetes më së miri. Edhe Hashimi sot e ka vulosur të vetin. Së bashku me Ivicën dhe Vuçiçin le t'i vajtojnë çdo mars viktimat e "agresionit të NATO-s" dhe të "shiptarski terrorizam".
A thua ia hap ende kush derën të paktën në Brojë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat