Hyseni: 38 femra dhe 27 fëmijë nga Kosova janë në zonat e konfliktit të luftërave të huaja

Aktuale

Hyseni: 38 femra dhe 27 fëmijë nga Kosova janë në zonat e konfliktit të luftërave të huaja

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:52
Ministri i Punëve të Brendshne, Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshne, Skender Hyseni ka thënë se janë 70 luftëtarë aktiv nga Kosova në luftëra të huaja.

“Fatkeqësisht janë edhe 38 individë të gjinisë femërore dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit ekstra këtyre që janë në luftë. Janë 57 shtetas të Kosovës që janë deklaruar të vdekur dhe nuk mund t’i cilësojmë të vrarë”.

Ai është shprehur se mosha mesatare e atyre që janë nga Kosova e që po marrin pjesë në luftërat e huaja, kryesisht në Siri e Irak janë të moshës 18 deri 27 vjet.

“Ndërkohë në periudhat e vonshne kemi një trend për moshë mesatare ende më të ulët, një numër të rinjve që në masë të madhe janë persona të mitur  që duket se janë subjekt i plleshëm për të indoktrinuar”.

Hyseni që këto komente i bëri para  Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri ku është duke raportuar bashkë me zëvendës drejtorin e policisë Naim Rexha tha se Policia ka inicuar hetime penale për 109 persona nga viti 2012.

“Nga ky numër janë arrestuar 102 persona dhe për 70 janë ngritur aktakuza ndërkohë që janë dënuar 34 prej tyre”.

Ai ka thënë se në të gjitha periudhat, janë 314 qytetarë të Kosovës që kaë marrë pjesë në luftë në Siri e Irak derisa sipas tij, Policia ka arritur të ndalë 40 prej tyre para se të arrinin në pikat e krizës në Siri apo Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat