Ramadani për tragjedinë në Nice: Ngjarje tronditëse, shqetësim i sigurisë rajonale dhe më tej

Aktuale

Ramadani për tragjedinë në Nice: Ngjarje tronditëse, shqetësim i sigurisë rajonale dhe më tej

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:21
Burim Ramadani

Njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramdani ka folur për tragjedinë e Nice, ku nga një sulm terrorist mbetën të vdekur 84 persona dhe dhjetëra të lënduar.

“Përveç që është shkuese e tronditëse dhe barbare është një prej shqetësimeve më të mëdha të sigurisë si në rajonin tonë po ashtu edhe në rajone të tjera”.

Përdorimi i mjeteve të tjera, siç është rasti me kamion, është një sfide jashtëzakonisht e madhe për sigurinë, në raste të tilla sistemi i sigurisë mund të dalë jashtë mundësisë së ndaljes së një akti të tillë.

“Kur terroristët përdorin mjete krejtësisht legale, në aspektin e sigurisë është një hap tutje”.

“Ndërsa aspekti i dytë është që pjesëtarë të ISIS nuk duhet të llogariten vetëm ata në territorin aktual, mirëpo edhe ata me prejardhje apo qe vetëm kanë lindur në këto territore, e jetojnë dhe veprojnë dikund tjetër”.

“Së pari mesazhi qe ISIS po jep përmes goditjeve në Francë dhe Belgjike është jashtëzakonisht tronditës, këtu po sulmohet djepi i civilizimit”.

“Dhe elementi i dytë është se Franca dhe Belgjika ka komunitete totalisht të paintegruara në shtetet e tyre, dhe shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë kanë probleme që të kyçen e të marrin informacione tek komunitetet e paintegruara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat