MPJ: Deri më tani nuk ka informacione për shtetas të Kosovës të prekur nga sulmi i Nices

Aktuale

MPJ: Deri më tani nuk ka informacione për shtetas të Kosovës të prekur nga sulmi i Nices

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:47
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se që nga momenti i sulmit në Nice të Francës , Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze të sigurisë për t’u informuar në detaje nëse nga ky shpërthim ka të prekur shtetas të Kosovës.

“Për këtë qëllim Ambasada në Paris, ka vënë në dispozicion një numër emergjent për shtetasit e Kosovës  për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje” bën të ditur MPJ..

Poashtu bëhet e ditur se deri më tani nuk ka informacione për shtetas të Kosovës të prekur, “por ende po vazhdon procesi i analizimit të sulmit dhe verifikimit  të identitetit të viktimave”.

“Zyra për Komunikim e MPJ-së do t’ju mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet”, thuhet në kumtesën e ministrisë që drejtohet nga Enver Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat