Replikat, Mustafa për Krasniqin: Ish Kryetari i Kuvendit nuk di se çfarë ka nënshkruar

Aktuale

Replikat, Mustafa për Krasniqin: Ish Kryetari i Kuvendit nuk di se çfarë ka nënshkruar

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 14 korrik 2016 Në ora: 13:29
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Msuafa i është kundërpërgjigjur sërish ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Kraniqi.

Kësaj radhe, Mustafa ka thënë se  Krasniqi nuk din e çfarë ka nënshkruar dhe se ka publikuar Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave të shkurtit të vitit 2008

“Dëshpruese posepo, sepse ish Kryetari i Kuvendit nuk di se çfarë ka nënshkruar. Lexo Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008, neni 3, pika 3.1, citoj: " Kufijtë administrativ të komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrativ shtetëror të Republikës së Kosovës". Lexoje edhe një herë se kush ka caktuar kufirin e komunave tona me vendet fqinje, si kufij administrativ shtetëror. Unë jo! Por i respektoj sepse respektoj ligjin”, ka shkruar Mustafa në Facebook./A.M.

Mustafa i kundërpërgjigjet Krasniqit: Jakup nëse gabove, pranoje se s’është turp

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur Jakup Krasniqit, i cili në një shkrim autorial ka shkruar kushtëzimet për demarkacionin me Malin e Zi, të “zbuluara” njëri pas tjetrit nga kryeministri Isa Mustafa, e të ndihmuar edhe nga ministrat e kabinetit të tij, e ka shtyrë të pyes me kë dreqin janë, kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij.

“Me ke dreqin janë, Kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij? Përgjigja me erdhi krejt natyrshëm: Janë me dreqin e të birin, vetëm se, jo me qytetarët dhe Republikën Kosovës, Kryeministër e ministra të së cilës janë! Ke përfaqësojnë e ke duhet të mbrojnë ata? Qytetarët e Kosovës apo gjithë të tjerët?! Pra këta janë “më të gjithë të tjerët, vetëm me shqiptarët jo!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Mustafa, i cili në facebook ka porositur Krasniqin se nëse ka nënshkruar pa vetëdije ligjin për parkun “Bjeshkët e Nemuna” ta pranoj tani dhe mos të hesht.

“Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi”, ka shkruar kryeministri Isa Mustafa./BS/

http://botasot.info/aktuale-lajme/555049/krasniqi-ia-kthen-ises-kryeministri-me-qellim-ngaterron-kufijte-e-shtetit/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat