Rexhep Selimi: "Peshqit e mëdhenj" nuk kanë se ku të ikin

Aktuale

Rexhep Selimi: "Peshqit e mëdhenj" nuk kanë se ku të ikin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 korrik 2016 Në ora: 11:56
Rexhep Selimi

Çështjet e sigurisë dhe kriminalitetit politik e ekonomik, sipas analistëve politikë janë dukuri kalimtare, të cilat shoqëria do ti tejkalojë brenda këtij dhjetëvjeçari. Megjithatë ata vlerësojnë se me këtë rast nuk do të zhduket në tërësi krimi dhe korrupsionin, por niveli i kapjes së shtetit nga këto dukuri do të jetë krejtësisht i ndryshëm.

 Duke folur rreth çështjes se a do të ndihmojë liberalizmi i vizave në arrestimin e të kërkuarve nga drejtësia qoftë për korrupsion apo krime tjera deputeti nga VV, Rexhep Selimi njëherësh dhe anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë se tha se përpjekja për shmangie nga drejtësia ka gjithmonë dhe kudo, por megjithatë “peshqit e mëdhenjtë” nuk kanë se ku të ikin.

Sipas tij, Kosova nuk është vendi i cili qëndron në mesin e vendeve që më së shumti të kërkuarit mund t'i shmangen drejtësisë, për disa arsye, por më së shumti sepse jemi vend i vogël, i izoluar më lëvizje dhe me mundësi të pakta që të kërkuarit të fshihen.

“Nëse ka pasur disa shmangie ndaj drejtësisë të "profilit të lartë" ato kanë qenë të ndihmuar nga qarqe të caktuara që të njëjtat pastaj te përdoren si "argumente" për suprimimin e drejtësisë vendore. Tek e fundit "peshqit e mëdhenj" nuk kanë ku të ikin. Kurse liberalizimi i vizave nuk besoj se do të ketë shumë efekt në këtë aspekt. Përveç nëse nuk është "pazar - merr jep", të cilin nuk jam shumë i prirë ta besoj fort”, thotë Selimi.

Leon Duhanaj analist politik tha se BE-ja tani do t’i ketë të gjitha mundësitë e kontrollimit të këtij procesi edhe më shumë për faktin se Gjykata Speciale e len të hapur mundësinë e trajtimit të cështjeve të ndryshme. “ Kjo mund të ketë efekt të drejtpërdrejtë që individ të ndryshëm të arrestohen gjithandej në bazë të akuzave. Kjo po ashtu mund të pritet edhe për shkak të faktit se Kosova ende vazhdon të ketë probleme të theksuara në Sistemin e Drejtësisë. Organet e ndjekjes kanë probleme për t’i arrestuar të ashtuquajturit peshqit ë mëdhenj, në këtë kontekst mund të pritet intensifikim i aktiviteteve të organeve të BE-së në krye me EULEX-in”, thotë Duahanj.

Arbër Gashi njohës i çështjeve politike tha se cështjet e sigurisë dhe kriminalitetit politik e ekonomik janë dukuri kalimtare, të cilat shoqëria do ti tejkalojë brenda këtij dhjetëvjeçari dhe kjo nuk do të thotë se ne do ta zhdukim tërësisht krimin dhe korrupsionin, por niveli i kapjes së shtetit nga këto dukuri do të jetë krejtësisht i ndryshëm”, ka thënë gashi. Ai ka theksuar se procesi i pastrimit të shoqërisë sonë nga krimi i organizuar politik e ekonomik teksa ka filluar pasi është detyrë e jona si shoqëri dhe e mediave në veçanti, të japim më shumë kontribut në këtë drejtim. Burjani: Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me Europolin

Blerim Burjani analist politik ka thënë se sigurisë janë tema tjera po sidoqoftë duhet pasur kujdes në mos keqpërdorim te lëvizjes se lirë. “ Peshqit e mëdhenj” kanë udhëtuar mjaft shumë e disa njerëz të tillë e kanë lëshuar shtetin më herët. Ata i kanë dërguar në ambasada e disa të tjerë kane ikur për të cilët dyshohen lidhur me privatizimin. Pra ky numër që ikin do të rritet, pasi dihet që disa që ishin kryetar komunash janë në arrati tha Burjani, duke shtuar Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me Europolin, të bëhet sa më parë anëtare e mekanizmave të sigurisë.

Avni Islami ekspert i sigurisë ka thënë se Kosova sipas shumë organizatave prestigjioze por edhe qeverive të vendeve perëndimore dhe DASH- it radhitet një nder vendet ma të korruptuara në rajon dhe më gjerë. Ai ka thënë se arrestimet që janë bërë kohën e fundit janë të lidhura direkt me kushtet që duhet të plotësohen për lëvizjen e lire të qytetarëve të Kosovës. “Besojë se institucionet e sigurisë së Kosovës së bashku me EULEX in do të vazhdojnë pastrimin e skenës politike nga të gjithë të dyshuarit të cilët e kanë dëmtuar popullin dhe shtetin e Kosovës do të dalin para drejtësisë pasi koha ka ardhur që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos ketë drejtësi Kolektive”, ka thënë Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat