KLMDNJ: Punëtorëve të Fabrikës së gypave në Ferizaj po u shkelen të drejtat

Aktuale

KLMDNJ: Punëtorëve të Fabrikës së gypave në Ferizaj po u shkelen të drejtat

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 13:08
Foto Arkiv

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me vendimet gjyqësore për punëtorët e Fabrikës së gypave në Ferizaj, për të cilat thonë se nuk po zbatohen.

Në reagim të KLMDNJ-së thuhet se punëtorët e Fabrikës së gypave në Ferizaj, për realizimin e të drejtave të tyre po përballen me vështirësi dhe pengesa të shumta të cilat janë të pa imagjinueshme për një shtet të së drejtës dhe ku zbatimi i ligjit është shndërruar në detyrim për të gjithë, ata që kërkojnë të drejtat e mohuara  dhe ata që e shkelin ligjin.

“Po këta punëtorë kanë bërë grevë plot 697 ditë në ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e një kontesti që nuk do të duhej të ishte fare si i tillë pasi vendimet gjyqësore janë në anën e punëtorëve të diskriminuar dhe vetëm moszbatimi i këtyre vendimeve është shkaku kryesor i kësaj padrejtësie të madhe që u bëhet dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, moszbatimi i vendimeve gjyqësore nuk ka mbështetje as logjike e as materiale por është bërë si instrument i manipulimit, për përfitime politike.

Më tej, ata kërkojnë nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që të bëjnë një zgjidhje për punëtorët e Fabrikës së gypave në Ferizaj pasi që, sipas tyre ka shkelje flagrante dhe të rëndë të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat