Asambleja e NATO-s në Tiranë, nisin përplasjet e para

Aktuale

Asambleja e NATO-s në Tiranë, nisin përplasjet e para

Më: 28 maj 2016 Në ora: 19:41
Nato Tirane

Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Tiranë është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të Azerbajxhanit e Armenisë.

Përfaqësuesit e dy vendeve kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit për konfliktin e tyre disa vjeçar, lidhur me çështjen e kufirit.

Përfaqësuesi Armen në fjalën e tij, ka akuzuar qeverinë azere se po shkel të drejtat e njeriut.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i përfaqësuesit azer, cili u shpreh se krahina e pretenduar nga Armenia, Nagorno-Karabakh, është pjesë integrale e Azerbajxhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat