Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 06:20
Ilustrim

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkëbisedon me mërgatën. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë si dhe shqyrton propozim-vendimin për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Organizata Lëvizja për Demokraci mban një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik. (Para Ambasadës së Shqipërisë, lagjja Pejton, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve dhe lansimit të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin shtetërore te pritjes së Kampionëve Olimpikë me ç’rast mbahet edhe konferenca për media. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 19:50)
 
- Ardhja e Kampionëve Olimpikë në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 21:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat