Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Ngjarjet e datës 21 Korrik 2021

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te kopshti i dëshmorëve dhe te shtatorja e Shejh Myhedin Shehut te Teqeja e Madhe e Halvetive. (Rahovec, ora 9:00)

- Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. (Holli i Kuvendit, ora 9:30)

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit do të organizojë përurimin e monografisë “Shqiponjat se braktisin folenë”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton përgjigjen për Gjykatën Kushtetuese lidhur më rastin KO93/21. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:45)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat