​Isufi: Kurban Bajrami është festë e madhe për shqiptarët myslimanë

Aktuale

​Isufi: Kurban Bajrami është festë e madhe për shqiptarët myslimanë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 10:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot kur besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Bashkësinë Islame të Kosovës është organizuar pritjë për të kremtuar këtë festë. Për të uruar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava e vizituan edhe kryesia dhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë rast, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi tha se festa e Kurban Bajramit është festë e madhe për shqiptarët myslimanë.

Ai tha se në këtë festë e sakrificës dhe solidaritetit uron që populli i Kosovës të ketë jetë më të mirë dhe të jemi më të zhvilluar për të ecur përpara në proceset që presin vendin.

Isufi: Kurban Bajrami është festë e madhe për shqiptarët myslimanë

“Sot erdhëm në Bashkësinë Islami për të uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët si festë e sakrificës, soliditetit që do na përcjell edhe në të ardhmen që populli ynë të jetojë sa më mirë, i solidarizuar po ashtu edhe i zhvilluar në mënyrë që të ecim përpara në proceset që na presin. E dimë që është një festë e madhe për shqiptarët myslimanë dhe të gjitha urimet shkojnë për më të mirën tonë”, tha Isufi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi ishte i shoqëruar edhe nga deputetët e këtij subjekti: Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e Besnik Tahiri.

Falja e namazit të Kurban Bajramit u bë mëngjesin e sotëm në të gjitha xhamitë e Kosovës me prezencën e besimtarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat