Aliu: Komuna e Deçanit e ka ndërtuar ujësjellësin por s’ka leje

Aktuale

Aliu: Komuna e Deçanit e ka ndërtuar ujësjellësin por s’ka leje

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:36
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha para deputetëve se sistemi i ujësjellësit KRU “Hidrodrini” nuk është i mbrojtur ngase pusetat janë lehtë të qasshme.

“Mënyra si është bërë klorizimi i ujit është manuale. Nëse e shohim të gjithë sistemin në vendin tonë, mund të shohim se ky sistem është lehtë i komprometueshëm. Përpos rastit të Deçanit, kemi edhe vende të tjera ku situata është e njëjta. Ne e kemi marrë me shumë seriozitet çështjen e inspektimeve të mëtejme dhe daljen e një raporti të përgjithshëm në lidhje me sigurinë e sistemit të ujësjellësit në vendin tonë”, tha Aliu.

Ministri shtoi se banorët e Deçanit marrin ujin direkt nga bjeshka dhe se sistemi shpërndarës nuk ka leje ujore.

“Nuk është aplikuar asnjëherë për leje. Sa kemi raste të tilla investime që i kanë bërë komunat me investime vetanake dhe s’janë ndjekur procedurat, komuna e Deçanit e ka ndërtuar ujësjellësin por s’ka leje”, tha ministri i Mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat