Ndryshimet për ligjin për automjetet kalojnë edhe në Komisionin për Legjislacion

Aktuale

Ndryshimet për ligjin për automjetet kalojnë edhe në Komisionin për Legjislacion

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 10:28
Pamje nga takimi

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit me 7 vota për ka miratuar Raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete që parasheh heqjen e monopolit për homologimin e automjeteve nga vendet e BE-së.

Ani pse abstenoi, deputeti nga PDK-ja Hajdar Beqa tha se ligji bazik për Automjetet, ka nevojë për shumë ndryshime.

Por sipas tij, interes i qytetarëve është që të ndryshohen edhe neni 44 që ka të bëjë me kushtëzimet.

Ndryshe, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar qytetarët duhet të paguajnë 5 euro shtesë për regjistrimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat