Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 28 prill 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Ngjarjet e datës 28 Prill 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-qershor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it si dhe bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli'' raportojnë para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e KOSTT dhe “Kosova Thëngjilli''. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)

- Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma Zoom, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat