​Mbi 18 mijë zarfe të refuzuara nga jashtë, vlerësimi pritet të përfundojë të shtunën

Aktuale

​Mbi 18 mijë zarfe të refuzuara nga jashtë, vlerësimi pritet të përfundojë të shtunën

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Qendra e numerimit

Pas vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë rinumëruar rreth 70 për qind të vendvotimeve. Po ashtu, nga pakot e supozuara me fletëvotime, janë 48 mijë e 728 zarfe të aprovuara dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se në QNR aktualisht janë duke u rinumërimuar vendvotimet për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Për këto të fundit, ai tha se pritet të përfundojnë të shtunën.

Elezi: Deri më tani janë rinumëruar rreth 70% apo 377 vendvotime

"Deri më tani janë rinumëruar rreth 70% apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre pas vendimit të fundit të KQZ-së. Shërbimi votues i KQZ-së është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga 2 – 12 shkurt", ka thënë Elezi.

Elezi ka shtuar se deri më tani janë hapur 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime.

Elezi: Kemi të aprovuara 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime

"Prej nga kemi të aprovuara 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme, por mund të kategorizohen në 5 grupe kryesore: 8 mijë e 417 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 6 mijë e 113 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 1 mijë e 268 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 2 mijë e 249 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 829 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim", ka shtuar ai.

Pas vlerësimit të këtyre pakove të supozuara, Elezi tha se do të fillojë numërimi i atyre me kusht dhe me postë.

Elezi: Votat nga diaspora presim që të përmbyllen ditën e shtunë

"Mund të themi se janë në përfundim e sipër dhe presim që të përmbyllen ditën e shtunë. Kjo na bën të mundur që të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të ardhura me postë. Pas përfundimit të tyre dhe procedurave këtu në QNR, atëherë KQZ-ja është e gatshme për të shpallur rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët dhe besojmë shumë se do të bëhet në fillim të javës", ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat