Petkoviq i reagon Trajkoviqit: Po e keqpërdor sulmin e djalit të Rashiq për përfitime politike

Aktuale

Petkoviq i reagon Trajkoviqit: Po e keqpërdor sulmin e djalit të Rashiq për përfitime politike

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Petar Petkoviq

Drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar deklarimeve të Rada Trajkoviq, e cila së fundi pati akuza ndaj Listes Serbe por dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar me rrahjen e djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq.

Petkoviq shkruan se Trajkoviq po keqpërdor sulmin ndaj djalit të Rashiqit, për përfitimet e saj politike.

”Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë caku, këtu nuk ka asnjë dilemë. Por ajo që po bëni ju Rada Trajkoviq, duke keqpërdorur sulmin në djaloshin për llogaritë tuaja politike, është turp i veçante.

Vazhdoni ju me fushatën e urrejtjes, cak i së cilës janë shpesh fëmijët e presidentit Vuqiq. Për ju asgjë nuk është e shenjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat