Reagimi nga Vetëvendosje: Ky ishte një atentat ndaj Mefail Bajqinovcit

Aktuale

Reagimi nga Vetëvendosje: Ky ishte një atentat ndaj Mefail Bajqinovcit

Nga: D.RR Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 23:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në orët e mbrëmjes, vetura e deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci ka marrë flakë, njofton “Bota sot”.

Sipas sqarimit të vet Bajqinovcit, vetura ka marrë flak porsa ai kishte hyrë brenda dhe e kishte ndezur atë.

Mirëpo nga partia e tij, këtë e vlerësojnë si atentat.

Kështu ka shkruar në Facebook asistenti i Albin Kurtit, Arianit Beqiri.

“Ky është atentat ndaj deputetit tonë, Mefail Bajqinovcit”, ka shkruar ai, teksa ka shpërndarë fotografitë e veturës së djegur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat