Enver Hasani: Askush i dënuar në tre vitet e fundit, pavarësisht llojit të dënimit, nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje

Aktuale

Enver Hasani: Askush i dënuar në tre vitet e fundit, pavarësisht llojit të dënimit, nuk ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:08
Enver Hasani

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, askush s’do ketë mundësi të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nëse kanë një dënim të formës së prerë në tre vitet fundit, pavarësisht peshës apo llojit të dënimit të shqiptuar.

Një gjë të tillë, Hasani e ka thënë gjatë një tryeze virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), lidhur me pyetjen se kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kushdo qoftë që ka dënim, qoftë edhe 30 ditë s’ka të drejtë, nuk shoh qysh mundet ndryshe mu interpretu edhe pse mendoj që profesionalisht është gabim”, tha Hasani.

Sipas tij, dy vendimet e fundit të marra nga Gjykata Kushtetuese mundet që në të ardhmen të sjellin një situatë të tillë ku as vet gjykata nuk do të mund të zbatojë vendimet për shkak të mos kuptimet e tyre. Kjo pasi sipas tij, vendimet e Kushtetueses nuk kanë një garantues të tyre pasi llogariten se të njëjtat janë të vetzbatueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat