Kaosi në trafik, çfarë plani ka policia?

Aktuale

Kaosi në trafik, çfarë plani ka policia?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 01:05
Policia e Kosovës

Ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur fluks i madh i veturave që qarkullojnë nëpër rrugët tona, çka ka ndikuar që të krijohen edhe kolona të gjata dhe pritje nëpër trafik.

Në lidhje më këtë, foli zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili deklaroi se  Policia e Kosovës është angazhuar me intensitet të shtuar që të krijojë rrethana lehtësuese për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Kemi një rritje të fluksit në trafik nga bashkatdhetarët”.

“Pavarësisht numrit të veturave që kanë hyrë në Kosovë, fluksi i automjeteve është rritur këto ditë, se bashkatdhetarët kanë hyrë edhe prej linjave ajrore dhe kjo ndikuar në rritjen e fluksit në vendin tonë”.

“Megjithatë, zyrtarët tanë janë të përkushtuar që të krijojnë një siguri dhe menaxhim të rendit dhe sigurisë publike edhe gjatë prezencës së tyre në vend, sepse duhet t’i bëjmë edhe ata që ta ndjejnë  veten që janë në shtëpinë e tyre dhe t’u mundësojmë një qarkullim të lehtë dhe pa pengesa gjatë  kalimit të pushimeve në vendin tonë”.

“Fluksi më i madh i automjeteve vërehet në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes kur kemi përfundim të orarit të punës, por ne po përpiqemi që ta menaxhojmë trafikut rrugor me të vetmin qëllim për një lehtësim të qarkullimit të njerëzve nëpër rrugët tona”, deklaroi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat