Agim Veliu tregon nëse Kujtim Shala do të jetë kandidat për kryeministër

Aktuale

Agim Veliu tregon nëse Kujtim Shala do të jetë kandidat për kryeministër

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se janë në bisedime brenda subjektit të LDK për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.

“Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati. Besoj që atë konsensus do ta arrijmë pa problem dhe do të kandidojmë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda.

Do ta diskutojmë edhe me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Por kemi emra mjaft të mirë. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha ai.

“Nuk po permendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e permendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar", ka thënë Veliu pas pyetjes, se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat