Krasniqi viziton 3 fëmijët që po trajtohen me Covid-19 në Klinikën Pediatrike

Aktuale

Krasniqi viziton 3 fëmijët që po trajtohen me Covid-19 në Klinikën Pediatrike

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Valbon Krasniqi

Valbon Krasniqi ka vizituar 3 fëmijët e prekur me Covid-19 në Klinikën Pediatrike.

Ai nga atje, tha se fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.

Postimi në Facebook:

Fëmijët dhe COVID-19

Të nderuar prindër,

Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numer i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.

Në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsejt 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji Korrik kur u hap ky repart

Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre.

Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID.

T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat