Haziri nuk e përjashton mundësinë e përafrimit të LDK-së me Vjosa Osmanin

Aktuale

Haziri nuk e përjashton mundësinë e përafrimit të LDK-së me Vjosa Osmanin

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Vjosa Osmanit në LDK.

“Asnjëherë s’e përjashtoj atë mundësi. Mundet mos me ndodh në këtë proces zgjedhor fatkeqësisht por asnjëherë nuk e përjashtoj atë mundësi sepse njerëzit e LDK’së kur e kanë humb besimin kanë luajt edhe në mënyrë demonstrative me demonstru largimin por në momentin e parë që e kanë parë janë rikthyer në shtëpinë e vetë politike dhe janë munduar me rikuperu me kontribut të sinqertë përkundër dëmit që është shkaktuar”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

“Ne kemi vitin 2007, PDK’ja të vetmin rast e pat kuptuar që e vetmja mënyrë me fitu LDK’në është me e përça LDK’në. Ne kemi lejuar me ndodh ajo. Gabim i yni është ajo”, shtoi ai.

“Edhe tash VV po e sheh si mundësi rezultatin zgjedhor me kapitalizuar në përçarje të LDK’së që në përceptim publik e ka arrit”, theksoi ai.

“Pse duhet me mercenarë politik me i fituar zgjedhjet? Unë nuk jam prej asaj shkolle politike dhe nuk besoj që ka qëndrueshmëri’, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat