Hajnuni: Vjosa Osmani është brend i LDK-së, s’mundet të mbijetojë politikisht jashtë saj

Aktuale

Hajnuni: Vjosa Osmani është brend i LDK-së, s’mundet të mbijetojë politikisht jashtë saj

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Vlora Limani-Hajnuni

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, ka deklaruar se Vjosa Osmani është brend i LDK-së dhe jashtë saj nuk mund të mbijetojë politikisht.

Limani-Hajnuni në Info Magazine tha se LDK mund të dëmtohet nga zgjedhjet e reja por ajo që do të dëmtohet më së shumti është vet Vjosa Osmani.

“Vjosa është një politikane e cila që e ka vendos programin e saj përpara dhe unë nuk do e komentojë zgjedhjen e saj përveçse do të them që Vjosa Osmani është brend i krijuar nën llogon e LDK-së, një grua politikane e cila nuk besoj që mund të mbijetojë jashtë LDK-së”.

“LDK mund të dëmtohet nga këto zgjedhje në proces. Por, jam e sigurt që ajo që do të dëmtohet më së shumti në këto zgjedhje është vet Vjosa sepse po e ritheksojë Vjosa është një brend dhe politikane e cila është krijuar brenda LDK-së dhe jashtë LDK-së nuk mundet me qenë Vjosa Osmani”.

Deputetja mes tjerash tha se Osmani ka mundur ta gjejë vetën vetëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në të vetmen parti në të cilën ajo ka mundur ta gjejë vetën dhe të ecë politikisht përpara është LDK-ja”.

“LDK-ja i ka dhënë hapësirën, LDK-ja e ka rritë dhe besoj që vetëm brenda LDK-së do të mund ta mbante primatin e politikanes që tani e ka”, tha Limani-Hajnuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat