Hajdari: Faleminderit kryeministër Kurti për vlerësimin dhe besimin

Aktuale

Hajdari: Faleminderit kryeministër Kurti për vlerësimin dhe besimin

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 00:29
Rozeta Hajdari

Ish-ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka falënderuar Kurtin për besimin që i ka dhënë për drejtimin e ministrisë.

“Kam nderin që sot publikisht t’iu falënderoj për vlerësimin dhe besimin e dhënë, që unë të jem pjesë e kabinetit tuaj qeverisës, që solli shumë shpresë për qeverisje të mirë, me politika të shëndosha e gjithpërfshirëse për zhvillim dhe integrim të vendit tonë”.

“Nën udhëheqjen dhe qeverisjen e juaj të mirë i nderuar Kryeministër, pata mundesinë e të vepruarit të lirë dhe vendim marrjes në nivel profesional, në të gjitha portfoliot që i drejtova në Ministrinë për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ( MEPTINIS)”.

“Në secilën ditë, për katër muaj qeverisje, mora përkrahjen e juaj të plotë për politika dhe vendimarrje gjithpërfshirëse, me vlera profesionale në pah! Dhe kjo qeverisje e mirë, me vullnetin e juaj të pastër, për të rritur mirëqenien e çdo qytetari të Republikës sonë, është NDRYSHIMI i vertetë! Faleminnderit Kryeministër Kurti”

“Njiherit falëndëroj tē gjithë kolegët e kabinetit qeveritar për bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të plotë! Së bashku morëm vendime të mira, me shumë rezultate për pak muaj qeverisje”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat