Ibrahimi: LDK është dashur të tregohej ‘vëllai i madh’ për VV-në, pres që tash të tregohet e përgjegjshme

Aktuale

Ibrahimi: LDK është dashur të tregohej ‘vëllai i madh’ për VV-në, pres që tash të tregohet e përgjegjshme

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 00:08
Analisti politik, Ilir Ibrahimi

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se është papjekuri e klasës politike kosovare që problemet e mëdha t’i bëjë të mëdha e të cilat sipas tij po çojnë në rënie të Qeverisë.

“Rënia e Qeverisë ka ardhur për shkak të mospajtimit në qasjen në politikën e jashtme dhe pastaj ka pasë mosmarrëveshje të tjera te partnerët e koalicionit. Kemi parë një Qeveri që ka humbur votën në një pandemi dhe kjo do të shkojë në historinë tonë politike si një dështim i klasës tonë politike. Presionit që po vjen nga jashtë po I jepet shumë më tepër faj se që është”, është shprehur Ibrahimi.

“Kemi parë që I është vënë faj jomeritor Richard Grenell. Edhe  po të shkojë dhe të vjen dikush tjetër në vend të tij nuk dyshoj që do të kemi politikën e njëjtë. VV nuk ka arritur ajo që është pritur nga administrate amerikane dhe këtu ka humbur mbështetjen amerikane”.

Sipas Ibrahimit LDK është ngutur për të shkuar drejt rrëzimit të qeverisë.

“VV nuk kishte përvojë në qeverisje dhe LDK është dashur të tregohej ‘vëllai i madh’ – më e kujdesshme. Pres nga LDK dhe Qeveria e re të jetë e përgjegjshme. Partitë politike nuk duhet ta shohin veten si armiq por si kundërshtarë politikë”.

“Ka një polarizim edhe te populli që votuesi nuk i meriton sepse ka shumë brenga të tjera. Me politikën ditore duhet të merren partitë politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat