Nënkryetarja e VV-së: Thaçi bëri skandal me Shalën

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së: Thaçi bëri skandal me Shalën

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 23:56
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se Presidenti Hashim Thaci po vepron siç veprohet në shtete diktatoriale.

Ajo ka theksuar se Thaçi ka ndikuar në votën e sotme të Haxhi Shalës për Qeverinë Hoti.

“A shkoi Haxhi Shala në shtëpinë e presidentit apo ky shkoi te ai?! Presidenti shkon të lobojë për Qeverinë Hoti dhe jo rastësisht po i themi Qeveri e Thaçit. Ndjej keqardhje për elektoratin e LDK-së. Këta sot kontrabanduan Qeverinë në kohën e pandemisë globale”, është shprehur Mulhaxha në Klan Kosova.

“Skenat që i pamë nga truprojat që kaluan rrethojat. Ai thotë “Unë godas i pari”. Si të goditet i pari një aktivist. Truprojat që i pashë… unë nuk mund të kem qetësi derisa kemi një njeri që e ka koncentruar krejt pushtetin dhe sot po thotë “Unë jam autoriteti””.

“Skandali me Haxhi Shalën që ia cenon edhe atij besueshmërinë – që një njeri që është komandat që deklaron publikisht nuk e jap votën –  nuk e di çfarë halli a lutje e ndryshon. Por le t’i mbetet atij në nder. Është skandal që duhet të regjistrohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat