Presidenti Thaçi tregon pse refuzoi takimin me Vuçiqin, Ramën dhe Zaevin

Aktuale

Presidenti Thaçi tregon pse refuzoi takimin me Vuçiqin, Ramën dhe Zaevin

Nga: D.RR Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ai ka refuzuar takimin në Samitin e Ohrit, ku po marrinë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se nuk mori pjesë në këtë Samit për shkak se aty marrin pjesë dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Serbia dhe Mali i Zi.

Thaçi shkruan se vetëm kur ato të dy shtete e njohin pavarësinë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta.

Postimi i plotë:

Si President i Republikës së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat