Kurti takohet me senatoren franceze: Marrëdhëniet mes dy shteteve mund të thellohen

Aktuale

Kurti takohet me senatoren franceze: Marrëdhëniet mes dy shteteve mund të thellohen

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 19:54
Albin Kurti dhe Marta de Cidrac

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendsoje, gjatë vizitës së tij në Senatin e Francës, ka thënë se është takuar me senatoren dhe kryetaren e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

“Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë”.

“Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi”.

“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen”, ka skruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat