Specialja nuk ndalet: Ja kush është i ftuari i radhës

Aktuale

Specialja nuk ndalet: Ja kush është i ftuari i radhës

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Halil Çadraku dhe Kadri Veseli

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim edhe ish pjesëtarin e UÇK-së, Halil Çadrakun.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Peka Gashi në Facebook ku ka bërë publike edhe ftesën zyrtare ku shihet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.

Ja njoftimi i saj:

“Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari.
Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi.

Halil Çadraku , ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni.

Do t’a dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpuntorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.

Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat