“Shqiponja” e PDK-së që gjuajti hoxhën me armë ju tërbon me këto fotografi

Aktuale

“Shqiponja” e PDK-së që gjuajti hoxhën me armë ju tërbon me këto fotografi

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Suzana Tahiri

“Shqiponja” apo modelja e Thaçit ishte quajtur një kohë, kur punonte në zyrën e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Modelja e njohur Suzana Tahiri, thuhet se kishte rënë në dashuri me hoxhën e Zhabarit të Mitrovicës, ku pas shantazhin që i kishte bërë hoxhës ajo shkon edhe më larg, merr armën dhe qëllon pranë shtëpisë së tij.

“Shqiponja” u bë e njohur kur ishte pjesëmarrëse e një programi televiziv “Shpia e Kosovës”.

Image

Pas kësaj, publiku e njohu edhe për “Shqiponjën” e bërë tatuazh në shpinën e saj për nderë të 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë.

E Suzanën e kemi njohur edhe kur ajo u kyç në politikë. Ajo punoi në zyrën e Hashim Thaçit kur ishte kryeministër i Kosovës, pastaj u kyç edhe në PDK, shkruan “Bota sot”.

Image

Suzana ishte femra më e votuar në PDK-në e Vushtrrisë, madje ajo e ka drejtuar edhe degën e PDK-së në fshatin Pantinë, ku edhe jetonte.

Mirëpo, pak para zgjedhjeve ajo dha dorëheqje pasi e kërcënuan disa zyrtarë të PDK-së në Vushtrri, kur doli hapur në përkrahje të Kurtan Kajtazit dhe Xhevahire Izmakut për kandidatë për deputetë.

Image

“Shqiponja” e PDK-së, dyshohet se kërcënoi hoxhën Sead Bejta pas një lidhje romantike mes tyre.

E kjo lidhje ka ndodhur pas disa “seancave” që Suzana i bëri te hoxha në fjalë, pasi sipas raportimeve në një kohë “Shqiponja” nuk ndjehej mirë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat