Kërkuan që ta njohin shtetin e Kosovës - Lista serbe i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes

Aktuale

Kërkuan që ta njohin shtetin e Kosovës - Lista serbe i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Albin Kurti

Partia që  është në duart e Aleksandër Vuçiqit ka disa ankesa për partinë e Albin Kurtit.

Ata thonë se është paradoksale që anëtarët e LVV-së të kërkojnë nga Srpska njohjen e Kosovës kur vet ata se kanë bërë një gjë të tillë.

“…ata e mohojnë Kushtetutën e të njëjtës Kosovë të vetëshpallur, të ashtuquajturat simbole të saj, por edhe të gjitha detyrimet që Prishtina ka ndaj popullit serb, si në ligje në fuqi, ashtu edhe nën detyrimet aktuale ndërkombëtare, flasin për respekt për një shtetësi të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në reagimin e tyre.

Prapëseprapë, do t’iu japim këshilla njerëzve të  Kurtit – “…nuk është kohë e mençur politike të shpenzoni sulme ndaj serbëve”, përfundon komunikata.

Ndryshe, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në një intervistë theksoi se qeveria e ardhshme mund të formohet edhe pa Listën Serbe.

Bislimi thotë se “Srpska”, para se të mendojë të bëhet pjesë qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duhet të respektojë Kushtetutën dhe të dokumentojë që e njeh Kosovën dhe punon për të mirë e saj.

“Po mund të ketë qeveri edhe pa Listën Serbe. Kushtetuta thotë qartë neni 92.1 se qeveria e Kosovës duhet të qeverisë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Do të thotë që ne e njohim shtetin e Kosovës dhe punojmë për të mirën e këtij shteti. Lista Serbe duhet të na dokumentojë që e njeh shtetin e Kosovës dhe që do të veprojë për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që me buxhetin tonë të vijnë njerëz apo grupe të cilët punojnë për të shkatërruar shtetin e vet. Por në këtë konsulacion mendoj që secila palë e ka për obligim me qenë pak më fleksibil dhe kreativ. Me gjet një zgjidhje e cila në afatgjatë duket që ka qenë zgjidhja më e mirë”, ishte shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat