Ky është numri i votave që morën Fisnik Ismajli e Frashër Krasniqi

Aktuale

Ky është numri i votave që morën Fisnik Ismajli e Frashër Krasniqi

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 00:20
Fisnik Ismajli

Dy ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili dhe Frashër Krasniqi, të cilët kandiduan për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk kanë arritur të sigurojnë ulse në Kuvend.

Dy deputetët që kandiduan për deputetë në listën e koalicionit AAK-PSD, kanë marrë më pak se tre mijë vota, të pamjaftueshme këto për t’u zgjedhur deputetë.

Krasniqi, sipas një dokumenti që shfaq votat e kandidatëve të koalicionit AAK-PSD, ka arritur të fitojë 3,762 vota. Ndërsa, Fisnik Ismaili ka fituar 1,618 vota.

Dardan Molliqaj, sekretari i Partisë Socialdemokrate, ka arritur të fitojë pak mbi 3 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, në të cilat garoi si kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Molliqaj, sipas një dokumenti që shfaq votat e secilit kandidat të koalicionit, ka fituar 3.029 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj, bartësi i listës së koalicionit AAK-PSD, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat