Lluka i AKR-së: Nëse kalojmë pragun, jemi ftuar të bëhemi pjesë e qeverisë - kemi tre deputetë

Aktuale

Lluka i AKR-së: Nëse kalojmë pragun, jemi ftuar të bëhemi pjesë e qeverisë - kemi tre deputetë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:06
Valdrin Lluka

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonimik dhe anëtari i Kryesisë së AKR-së, Valdrin Lluka ka thënë se nëse kalojnë pragun koalicioni AKR-NISMA ka ftesë për të qenë pjesë e Qeverisë.

Lluka në “Dossier D” ka thënë se numri i votave nga Serbia ka prishur procesin dhe ka dëmtuar edhe koalicionin AKR-NISMA.

Ai ka thënë se ky koalicion nuk do ta kishte problem kalimin e pragut nëse “votat e ardhura jashtëligjshëm nga Serbia” nuk do merreshin parasysh në rezultatin final.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së ka thënë se me votat e Serbisë koalicioni është afër pragut me disa dhjetëra vota.

Lluka ka thënë AKR-NISMA do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse arrijnë të futen në Kuvend.

“Kemi qenë të ftuar edhe nga Vetëvendosje edhe nga LDK për t’u bërë pjesë e Qeverisë nëse kalojmë pragun”.

Ai ka thënë se nëse futen në Kuvend, nga 7 deputetë sa do të merr koalicioni NISMA-AKR, ata do t’i kenë tre deputetë.

“I kemi të sigurt dy deputetë nga gjinia mashkullore dhe një nga gjinia femërore”.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së ka thënë se zgjidhja ma e mirë do të ishte rinumërimi i tërësishëm i votave dhe sipas tij në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat